Prokurorët në jug të Francës kanë bërë të ditur se pesë rusë, nga rajoni i Çeçenisë, janë arrestuar nën dyshimet se kanë përgatitur një sulm. Prokurori lokal, Yvon Calvet, ka thënë se të dyshuarit janë ndaluar të hënën në qytetin Beziers. Mediat franceze thonë se ata kanë fshehur një sasi të eksplozivit në një stadium në Beziers.
Ambasada e Rusisë në Paris i ka thënë agjencisë RIA Novosti se, për momentin, nuk ka informacione për arrestimet. Franca është në gatishmëri të lartë, pas sulmeve terroriste që kanë ndodhur gati dy javë më parë në dhe përreth Parisit dhe kanë lënë të vrarë 17 persona.

Tags
europa