Kim Jong Un-at e Koresë së Veriut duhet të ndërrojnë emrat, veç diktatorit



Legjislacioni i Koresë së Veriut ka një ligj ku sanksionon që vetëm një njeri mund të quhet Kim Jong-Un, i cili praktikisht është udhëqësi komunist i vendit.

Prindërve nuk u lejohet që t'ua vënë emrin fëmijëve të tyre Kim Jong-un, dhe çdokush që ka një emër të tillë, duhet ta ndërroi.

Kjo lëvizje është e paprecedentë, deri tani nuk ka ndodhur në historinë e njerëzimit.

Babai i Kimit, KimJong II, ka të drejta ekzekutive mbi emrin e tij, ashtu si edhe gjyshi i tij.

Raportohet se një deklaratë e tillë është bërë në vitin 2011 nga lideri komunist, e më pas u bë ligj, por që u bë publike kohët e fundit përmes televizionit shtetërorë koreanoveriorë.

Lajmi u publikua nga KBS, një televizion i brendshëm, i cili bëri publik një dokument duke paralajmëruar njëkohësisht drejtuesit e tjerë të partisë së punës që të mos ekzistojë tjetër njeri me emrin Kim Jong-un.

Nëse ndodh diçka e tillë, përgjegjësit do ballafaqohen me ligjet e shtetit komunist.

Një zyrtarë anonim koreanoveriorë komfirmoi publikisht ekzistencën e një ligji të tillë, "Është e vërtetë që në Korenë e Veriut nuk lejohet të ekzistojë tjetër njeri me emrin Kim Jong-un.
Previous Post Next Post