Pak orë pas hyrjes në fuqi të nismës së kryeministri Edi Rama për të falur me 80% kamatëvonesat për familjet, në sportelet e kujdesit ndaj klientit ka pasur radhë të gjata me qytetarë që duan të shlyejnë detyrimet. Për A1 Report, ata shprehen se kjo nismë ishte një lehtësim i madh.
Pas vendimit të qeverisë për të falur 80% të kamatëvonesave për konsumatorët familjarë, ditën e sotme e enjte që ka hyrë në fuqi kjo nismë, qindra qytetarë i janë drejtuar sporteve të kujdesit ndaj klientit për të bërë edhe pagesën e këstit të parë. Për mikrofonin e A1 Report, ata shprehen se kjo nismë ishte një ndihmesë e madhe pasi duhet të japin më pak para.
Pak ditë më parë ishte kreu i qeverisë Edi Rama që shpjegoi mekanizmi i ri për pagesën e faturave të prapambetura të energjisë elektrike dhe pagesës së kamatëvonesës me 20 % për ata që paguajnë deri më 28 shkurt, por që nuk përfshin biznesit.
Kryeministri Rama u shpreh se biznesi duhet të paguajë të gjitha detyrimet e prapambetura dhe nuk do të ketë tolerancë.
Një tjetër skemë e ofruar nga qeveria Rama është pagesa me këste. Ku familjet në ndihmë ekonomike apo të personave me aftësi të kufizuar, apo pensionistët kryefamiljarë që gjithsesi janë paguesit më të rregullt të energjisë elektrike, i rezervohet një këst borxhi prej 1000 lekësh në muaj, krahas faturës korrente që nuk negociohet, ndërsa personat e tjerë do të paguajnë shumën prej 2500 lekësh në muaj.

Tags
aktualitet