Duket se Shqipëria nga një vend që eksportonte klandestinë në Europë, tani është bërë një vend pritës dhe tranzit për klandestinët.
Policia Shqiptare ka kapur dhe ndaluar rreth 45 klandestinë në afërsi të Lukovës, Sarandë. Klandestinët janë kapur rreth orës 02:30, iu është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe ushqim pasi ishin në gjendje të rënduar.
Sipas të dhënave të nisura nga Policia e Vlorës, nga 45 klandestinët, rreth 35 janë nga Siria, 9 janë nga Kongo dhe 1 nga Uganda. Policia Kufitare ka sekuestruar dhe 4 mjete dhe janë arrestuar 5 persona. 5 të arrestuarit nga Durrësi po transportonin klandestinët në vendin tonë. Policia ka arrestuar shtetasit, Fatjon Gizeli, Ergys Hoxha, Ilirjan Spaho, Elton Murraj dhe Ermir Noja.