Jeni përpjekur ndonjëherë t'i thoni vetes "thjeshtë qetësohu dhe shijo", trafikun e papritur që absolutisht do ju bëjë vonë për aty ku jeni nisur? Vazhdoni t'i thoni vetes që nuk keni absolutisht asgjë çfarë të bëni, vetëm të ndjeni duart tuaja të tkurrura e të shtrënguara pas timonit të makinës, dhe sytë tuaj që rrotullohen rreth cepave të makinës që ju ka zënë rrugën. Mendimet sarkastike tuaja ju thonë, "Po sikur këto makina të ecnin edhe më shpejt".
Më pas ju vjen ndër mend që duhet të jeni pozitiv. Mendja juaj lëviz sa andjej-këndej, si në një lojë pingpongu. Pra, nga njëra anë keni mendime të frustruara, dhe nga ana tjetër, keni mendimet pozitive.
Besohet gjerësisht që në këto situata nuk duhet menduar për ndjenjat negative, por në fakt truri ynë nuk funksionon në këtë mënyrë. Sapo të jeni të stresuar, mundet t'i thoni vetes të pushoni së stresuari. Padyshim që kjo nuk do ju shpjerë në një lumturi afatgjatë.
Por, aspekti më i rëndësishëm, të cilit i shmangen vazhdimisht të gjithë, është inteligjenca emocionale, ajo që dhuron lumturi afatgjatë.
Sfida këtu qëndron në faktin se shumica e njerëzve do të kërkonin më parë që t'ja mbathnin përmes një monopati të ngushtë, se sa të përshtaten me ndjenjat e tyre. Është njëlloj sikur "ndjenja" të perceptohej si një dobësi personale, që do t'ju zhyste në një gropë të zezë, për të mos u kthyer më në udhën e të jetuarit lumtur.
Kjo shmangje përmban një problem, po të kemi parasyshë që stresi nuk mund të shkojë gjëkundi në mënyrë të shpejtë. Sipas Shoqatës së Psikologëve Amerikan, 75% e njerëzve raportojnë stres të pashëndetshëm, 22% raportojnë stres ekstrem. Ndërsa studiuesit në Notre Dame raportojnë që mesatarisht, njerëzit përjetojnë 50 deri në 200 herë në ditë konfliktin, entuziazmin apo ngrirjen.
Le të shohim në vijim disa gjetje të Brain Science që na inkurajon të rimendojmë strategjinë për të përjetuar lumturi afatgjatë.
1. Truri emocional i yni funksionon në mënyrë të pavarur nga truri i të menduarit, por, e kundërta nuk është e vërtetë
Daniel Goleman, autori i bestsellerit Emotional Inteligence, shpjegon stresin kronik dhe ndjenjat pasuese të humbjes së kontrollit ku hyn në lojë truri emocional. Me fjalë të tjera, nuk mund të mendojmë si të duam, përmes ndjenjave tona.
2. Truri emocional vepron dy herë më shpejt se sa truri i të menduarit
Truri ynë i të menduarit, thjeshtë, mashtrohet.
3. Stresi redukton aftësinë për t'u përqendurar dhe mbajtur mendimet pozitive
Pjesa e trurit përgjejgëse për t'u përqendurar është prefrontal cortex (PFC). Për shak të lëshimit të hormoneve të stresit, truri emocional mbetet një hap përpara dhe PFC bëhet më pak aktiv. Kjo mund të shpjegohet në ato momente kur jemi të çorientuar dhe e kemi të vështirë të përqendrohemi.
Një studim interesant shpjegon që amerikanët janë të shpërqenduar rreth 47% të kohës, dhe në këto çaste ata nuk janë edha aq të lumtur.
5. Sapo të aktivizohet, qendra e stresit të trurit do kufizohet në një lojë të pafundme pingpongu; truri emocional VS trurit të mendimeve
Kjo mund të ngjajë si:
- Duke u ndjerë të shqetësuar për financat ndërsa i thoni vetes të mendoni me besim në vetëvete;
- Duke u ndjerë të vetmuar ndërsa i thoni vetes të shohë anën e shndritshme të medaljes;
- Duke u ndjerë të shqetësuar për peshën tuaj trupore, dhe i thoni vetes që nesër do jetë një ditë e re.
Natyra e përgjigjeve ndaj stresit është e atillë, që stresi ka ndodhur më parë, dhe nuk mund të kthehet mbrapsht vetëm me anë të mendimeve.
6. Çstresim për të "riformatuar" trurin
Bazuar në këto gjetje, ato mënyra që bazohen për të menduar racionalisht mbi të shkuarën, shpesh nuk janë efektive. Fatmirësisht, jemi në gjendje të ndjejmë dhe t'i shpërndajmë ndikimet nga stresi. Qasjet e reduktimit të stresit dhe rritja e ndjenjave të qetësisë, aktivizojnë fuqinë e PFC-së që të fokusohet në lumturi.
Sipas Richard Hanson, neuroshkencëtarë dhe autor i librit "Buddha's Brain", po të angazhojmë vazhdimisht trurin në aktivitetet relaksuese, kjo i jep prirje trurit për qetësi. Hanson thekson që njerëzit që relaksohen vazhdimisht kanë zhvilluar "aftësinë e gjeneve që redukton kundërveprimet e stresit, duke i bërë ata edhe më elastik".
Mundësitë janë të shumta në shoqërinë tonë për të reduktuar stresin dhe për të pasur një lumturi të qëndureshme, përfshirë meditimin, jogat, ecjet në natyrë, praktikat e frymëmarrjes, psikologjia e energjisë, aktivitetet fizike dhe një sërë praktikash të tjera që na ndihojmë të arrijmë nivele të kënaqshme të lumturisë së qëndrueshme.
Tags
Shpirt