Robotë-Policë antikrim K5 patrullojnë në Silicon Valley



Dy robotë sigurie K5 janë vënë për të patrulluar në një parking në Silicon Valley, SHBA.

Robotët janë 1.5 metër të gjatë, peshojnë 135 kg, janë të pajisur me një skaner me lazer dhe me kamera nga të gjitha anët, raporton CBS news.
Robotët patrullojnë në një hapësirë të caktuar duke naviguar mes njerëzve dhe pengesave gjatë rrugës së tyre, regjistrojnë çdo imazh dhe zë gjatë rrugës. Përdorin teknologjinë LIDAR e cila gjeneron harta 3D.

Nëse kryhet një vjedhje makine në prani të rrobotit, rroboti rregjistron në çast targën e makinës, i bën fotografi hajdutit dhe ia dërgon në çast materialet qendrës së policisë.

Këta robotë nuk mund të konfrontohen me kriminelët, por nëse sulmohen nga ta, bëjnë një cicërimë të fortë që bëhet gjithnjë e më e zhurshme dhe lajmërojnë në çast qendrën e policisë.
Sipas CBS-së, kombania "Knightscope" që ka krijuar këta robotë, thotë që ekziston një listë e gjatë kompanishë që janë të interesuara të blejnë këta robotë të çuditshëm.

Kompanitë kanë planifikuar që t'i përdorin këta robotë në vendet publike si në oborret e shkollave apo universiteteve dhe në shëtitore.
Previous Post Next Post