Përgjimet e kryera nga prokuroria dhe policia për zbulimin e aferës korruptive që zhvillohej nga drejtoresha e zyrës arsimore në Lushnjë, Liza Tabaku, kanë nxjerrë në pah edhe skandale seksuale. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën nga burime të Prokurorisë së Lushnjës, të cilat pohuan se në përgjimet telefonike dhe në disa pamje filmike të siguruara nëpërmjet hetimeve speciale, ka detaje që e lidhin punësimin në këto vende pune edhe me kërkesën për të kryer marrëdhënie seksuale. Burime nga grupi i hetimit pohojnë se, ndërsa po vijohet me kryerjen e veprimeve për dokumentimin e autorësisë së të dyshuarve të tjerë në aferën korruptive të mitëmarrjes, pritet që të hetohet edhe për shtrëngimin për kryerjen e marrëdhënieve seksuale nga vartës apo persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me Tabakun.
Burimet nuk kanë bërë me dije emrat apo pozicionet e personave në fjalë, duke pohuar se gjithçka është në fazën e hetimeve dhe nuk është konkluduar zyrtarisht nëse këto favore seksuale janë kërkuar ose jo në këmbim të vendeve të punës. Ndërkohë, prokuroria është duke hetuar për të dokumentuar implikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në marrjen e miteve kundrejt vendit të punës. Mesditën e së shtunës, Drejtoria e Policisë së Fierit dhe Prokuroria e Lushnjës prangosën në flagrancë drejtoreshën e zyrës arsimore të Lushnjës, Liza Tabaku, djalin e saj, Xhanluka Tabaku, dhe një mësues fizkulture, Rigert Zeneli. Ndalimi i tyre erdhi pasi këta dy të fundit u kapën teksa po ndanin paratë që kishin marrë nga një mësues për të mos e larguar nga vendi i punës. Në banesën e Liza Tabakut u gjetën dhe sekuestruan shtatë zarfe me para, mbi të cilat ishin shkruar emra të personave të ndryshëm. Sipas prokurorisë, për çdo emërim, transferim, apo moslargim nga detyra, mësuesve u merreshin nga 3 deri në 5 mijë euro. Vetë Liza Tabaku nuk e pranoi akuzën e saj gjatë caktimit të masës së sigurisë. Ajo pohoi se nuk i ka kërkuar apo marrë para askujt dhe se gjithë emërimet, transferimet apo largimet nga puna i ka kryer në bazë të ligjit. Ajo u shpreh në gjykatë se nuk dinte se çfarë mund të kishte bërë djali i saj, por se ajo nuk ishte e përfshirë në asnjë lloj afere korruptive.