Është një fill fare i hollë që lidh këto 5 mënyra të thjeshta për t'u ndjerë më të lumtur dhe për të zgjatur jetën. Është sjellja jo egoiste, që jo vetëm që është e mirë për ne, por edhe për njerëzit rreth nesh.
Flini që të ndiheni mirënjohës
Njerëzit që ndihen mirënjohës janë më të lumtur me jetët e tyre, kanë më shumë shpresë dhe qëndrime pozitive.
Por si mund të ndiheni më mirënjohës?
Një mënyrë është të fjeturit pak më shumë pasi gjumi i duhur ju bën të ndiheni më mirënjohës, sipas një studimi të publikuar në Universitetin e Kalifornisë.
Dr Amie Gordon, i cili udhëhoqi studimin, thotë: "...studimi ynë [...] është i pari, që tregon që përvoja e një regjimi të dobët gjumi lidhet në mënyrë negative me mirënjohjen ndaj njerëzve të tjerë - një emocion i rëndësishëm që na ndihmon të formojmë dhe mbajmë lidhje të ngushta sociale."
Efektet e gjumit të mangët ndihen në të gjithë anëtarët e familjes, shpjegon Dr. Gordon: "...njerëzit që kanë raportuar se ndihen më pak të vlerësuar, janë ata njerëz, prindërit e të cilëve nuk flenë mjaftueshëm, që do të thotë se mungesa e mirënjohjes transmetohet tek partneri."
Vini re një gjest të këndshëm
Është shumë e thjeshtë t'i perceptojmë njerëzit ashtu siç janë. Por duke i qenë mirënjohës partnerit për çdo gjë të vogël që ai apo ajo mund të bëjë për ne, kjo bën të gjithë ndryshimin pozitiv në një marrëdhënje.
Dr Sara Algoe dhe kolegët e saj zbuluan në një studim që mirënjohja ndihmon për të mbajtur të shëndoshë marrënjet intime.
Algoe thotë: "Ndjenjat e mirënjohjes dhe bujarisë janë të dobishme për të konsoliduar marrëdhënjet tona me njerëzit që duam, dhe përfitojnë të dy palët - ata që dhurojnë dhe ata që përfitojnë. Mirënjohja nxit një sërë reagimesh tek personat që e ndjejnë në moment atë, duke ndryshuar kështu mënyrën se si personi e sheh bujarinë e të bërit mirë, dhe motivimet në drejtim të të bërit mirë.
Kjo është e vërtetë kryesisht kur një person demonstron që kujdeset për nevojat e partnerit."
Pra, thuajini "faleminderit" njerëzve pranë jush.
Dhuroni kohën që të ndiheni të pasur me kohë
Mund të duket kundërintuitive, por studimet psikologjike tregojnë që kur njerëzit dhurojnë kohë, ndihen sikur praktikisht kanë më shumë kohë për veten e tyre.
Michael Norton dhe Elizabeth Dunn shpjegojnë në studimin e tyre: "Në fakt, duke dhuruar kohë, njerëzve u lehtësohet sensi i të kuptuarit të kohës, duke i bërë të uritur për kohë më shumë se kur kanë me shumicë kohë të lirë."
Jepni para që të ndiheni të pasur
Nuk është vetëm dhurimi i kohës që ju bën të ndiheni mirë.
Studimet nga e gjithë bota, në Indi, Kanada, Afrika Jugut dhe SHBA, tregojnë njëzëri se, paradoksalisht, dhurimi i parave i bën njerëzit të ndihen më të pasur.
Sërish, kjo është pjesë e mirënjohjes që njerëzit ndjejnë karshi jush.
Blini eksperiencë që të ndiheni të lumtur
Ndërsa në ditë të veçanta të vitit njerëzit shpenzojnë mbi të mirat materiale, sipas një studimi psikologjik, do të ishte më mirë që të shpenzohej më shumë kohë mbi eksperiencat.
Veshjet, bizhuteritë, mjetet elektronike janë të dobishme gjithashtu, por konceret, pushimet apo drekat këndshme të ngrëna jashtë, shpesh jetojnë më shumë në mendjen tonë.
Përojat janë më të thjeshta për t'u ndarë me të tjerët, që do thotë se do vazhdojnë të na dhurojnë kënaqësi./Oculus News

Tags
Jeta