Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën me die se gjatë operacionit të ditës së djeshme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.
“Në të gjithë vendin kanë vepruar 94 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 45 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 45 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe është ndaluar ish-drejtori i OSHEE-së në Lushnjë. Janë shpallur në kërkim 26 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 11 autorë të tjerë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
Po ashtu, janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 922 raste, si dhe janë ndërprerë 636 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.
Policia e Shtetit –OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në identifikimin dhe shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.