Një nga mënyrat për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe është unifikimi i abetares dhe i alfabetit.
Kështu shprehet kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë Nuhi Dardhishta.Sipas tij edhe nxënësit shqiptarë të Maqedonisë duhet që mësojnë nga e njëjta abetare si bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë e Shqipëri. Dardhishta me këtë rast kërkoi nga Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi i cili është kuadër i BDI-së që të realizojë këtë projekt sa më shpejtë të jetë e mundur, shkruan Kosovapress.
‘Përmes abetares, përmes shkronjave ne e ruajmë gjuhën në të gjitha trojet, kështu që të gjitha ato dialektet, lokalizmat bashkohen në një gjuhë dhe kjo duhet të jetë një ndër kriteret kryesore në shkolla, në media dhe të gjitha institucionet shqiptare duhet të jetë. Jemi në pritje që të bëhet që të bëhet unifikimi dhe jemi tash në pritje, urojmë që kemi ministër shqiptarë në Ministrin e Arsimit në Maqedoni dhe ai ministër të hapëron sa më shpejtë e të firmosë marrëveshjet me Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.’
Ndërkohë Ministri Ademi tha se unifikimi i abetares është më se i nevojshëm edhe për shqiptarët e Maqedonisë por që një hap i tillë mbetet peng i Ligjit për tekstet Shkollore i cili parasheh që të gjithë nxënësit në vend të mësojnë nga një libër i unifikuar dhe nga një autor. Ademi tha se ai dhe ekipi i tij kanë kërkuar që ligji në fjalë të ndryshohet.
‘Unë e kam thënë edhe më herët, për momentin në Maqedoni Ligji për Tekstet Shkollore është që për një lëndë mësimore të mësohet nga një tekst unike dhe për momentin kjo është pengesa kryesore. Jemi duke punuar që Ligji për Tekstet Shkollore të ndryshohet dhe veçanërisht të përmirësohen tekstet kontroverse për disa lëndë për nxënësit shqiptarë dhe të tjerët dhe besojë se me ndryshimin e ligjit do të krijohen edhe baza juridike jo vetëm për përmirësimin e teksteve por edhe për të pasur një abetare unike për nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë”, tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Tashmë prej 2 vjet e gjysmë në Kosovë dhe Shqipëri Abetarja e Unifikuar është libri i vetëm që përdoret nga nxënësit e klasave të para për të mësuar shkrim e këndim. Përveç abetares Shqipëria dhe Kosova këtë vit pritet të nisë puna për unifikimin e teksteve të Gjuhës Shqipe dhe Historisë ndërsa më pas edhe të teksteve tjera.

Tags
Kosova