Nuk është e pazakontë për njerëzit e të gjitha fushave të jetës që ndonjëherë të ndihen të trishtuar dhe vetmuar. Çdo njeri do të ndihet i dëshpëruar një ditë, por edhe mund të ketë depresion. Depresioni është një gjendje klinike që kërkon trajtim dhe është shumë më serioz se dëshpërimi.
Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) vlerëson se rreth 350 milion njerëz në botë vuajnë nga disa forma klinike depresioni.
Në vijim po paraqesim disa ndryshime mes gjendjes dëshpëruese dhe depresionit klinik.
Çdo situatë që bën të ndihemi të shqetësuar, trishtuar apo jashtë kontrollit, mund të kthehet në depresion. Është më i përhapur tek femrat se tek meshkujt, edhe fëmijët preken nga depresioni.
Depresioni nuk është kontekstual. Një person mund të karakterizohet nga ndjenja e padobishmërisë, e lodhjes së tepërt dhe e një vështrimi përgjithësisht negativ mbi jetën.
Gjendja shpirtërore e depresionuar mund të ndodhë gjatë ditës, për çdo ditë. Të afërmit dhe të dashurit e personit me depresion mund ta vënë re më parë se vetë personi karakterin e trishtuar dhe mbytur të tij.
Ndërsa një person i karakterizuar nga gjendja e dëshpëruar shpirtërore, mund ta marrë relativisht sërish shpejt situatën nën kontroll. Nuk jeton me situatat dhe mund të fokusohet që të dalë nga dëshpërimi. Kjo mund të marrë pak kohë, por zakonisht nuk zgjat shumë.
Njerëzit me depresion e kanë të vështirë të dalin nga situatat e vështira. Zakonisht përherë ndihen të lodhur dhe të irrituar ditë pas dite, dhe nuk shohin dritë në fund të tunelit.
Nëse dikush është i prekur nga gjendja e dëshpërimit, do jetë i/e aftë ta ketë situatën nën kontroll dhe nuk lejon që gjendja e tij të ndikojë në punët apo marrëdhënjet e tij me familjen apo të afërmit. Do ushqehet, lahet dhe lërë takime sërish, edhe nëse mund të ndihet i/e trishtuar për shkak të një humbjeje, apo thjeshtë karakterizohen nga një gjendje e trishtuar shpirtërore.
Ndërsa të prekurit nga depresioni karakterizohen nga humbja e shpejtë në peshë, insomnia apo hypersomnia. Të prekurit nga depresioni mund të harrojnë të kujdesen për veten e tyre - të hanë apo të lahen.
Të depresionuarit karakterizohen nga një humbje interesi të aktiviteteve; zakonisht e humbasin interesin për gjërat që dikur i kanë bërë të lumtur.
Çfarë duhet të bëni kur të përfshiheni nga gjendja e dëshpëruar shpirtërore? Çfarë duhet të bëni që të dilni nga dëshpërimi?
1. Bëhuni aktiv
Duke dalë nga shtëpia për të shkuar diku apo thejshtë për të marrë pak ajër të pastër, kjo mund të bënte mrekullira. Edhe nëse nuk e ndjeni t'i bashkoheni shoqërisë apo një grupimi, të bërit një shëtitje do bënte të paktën që zemra të pomponte. Aktiviteti fizik nxit rritjen e qelizave të reja në tru. Ushtrimet rrisin numrin e neurotransmitorëve që lartësojnë gjendjen shpirtërore.
2. Reduktoni sheqerin
Kjo mund të jetë e vështirë për disa njerëz, por duke reduktuar sheqerin, do ndiheni më të lumtur gjatë ditës, madje mund të bëjë që të humbisni edhe kilogramet e tepërta. Mundohuni që të shmangni ushqimet e shpejta dhe të paketuara. Zëvendësoni pijet që pini gjatë ditës me ujë, dhe do shihni një përmirësim të menjëhershëm të gjendjes shpirtërore. Kur të ushqeheni, duhet të kini parayshë tre pika kyqe: a) ushqime të freskëta, b) ushqime pa shqeqer dhe c) ushqime me yndyrna të mira të pasura me omega 3 dhe vaj ulliri.
3. Shprehuni
Thuajini një miku apo mikeshe për ndjenjat tuaja ose merrni një gazetë dhe lexojeni. Në fakt është njëlloj terapie nxjerrja jashtë e ndjenjave që lëndojnë. Nëse nuk e ndjeni që t'i shkruani ndjenjat tuaja, mund të pikturoni apo të krijoni diçka artistike - këto qasje ndihmojnë shumë njerëz në punën e tyre.
4. Filloni një projekt
Një ndër gjërat më të mira që mund të bëni është të filloni një projekt. Mos ka ardhur koha që të lyeni shtëpinë apo dhomën tuaj, të riparoni diçka të prishur në shtëpi apo të mbillni një lule të bukur në bahçen tuaj? Nëse nuk e ndjeni për të filluar një projekt, do ta keni të vështirë ta përfundoni. Për çdo projekt që mendoni të përfundoni mund të kërkoni në google-search apo Pinterest për informacione apo foto që ju frymëzojnë.
Nëse dikush ndjen që ka depresion dhe jo thjeshtë gjëndje dëshpëruese, është mirë të konsultohet me një profesionist/e. Programoni një takim me doktorin e familjes apo bëni një vizitë në një klinikë. Ata mund të vlerësojnë gjendjen tuaj shpirtërore dhe t'ju sugjerojnë ndihmë terapeutike./psychcebtral/