(Video) Barbarët e ISIS vrasin me gurë një grua për shkak se tradhtoi burrin


Një tjetër video rrëqethëse është publikuar sot nga ekstremistët islamikë të ISIS.Pamja një grua e cila qëllohet për vdekje me gurë të mëdhej e të vegjë, pasi është akuzuar për tradhti bashkëshortore.

Ajo lutet për falje nga babai i saj, i cili në heshtje shikon të gjithë ngjarjen me ftohtësi. Në videon e regjistruar me një aparat celular shihen militantët e ISIS, të cilët këshillojnë gruan të pranojë fatin e saj, sepse ashtu ishte vullneti i Perëndisë.


Gjatë 5 minutave, ekstremistët e ISIS shfaqin pamjet e rënda të ekzekutimit të vajzës duke thënë se ‘ky është sheriati i Zotit, kështu edhe ajo do të ishte e kënaqur.’ Ekzekutimi, data e të cilit nuk dihet ende, zhvillohet në një zonë në lindje të Hama, në qendër të Sirisë.

Detajet e krimit të gruas nuk jepen me hollësi, por militantët dëgjohen duke thënë se ‘ajo shkeli kurorën’ dhe kështu ka shkelur veten dhe Perëndinë dhe tashmë ajo duhet t’i nënshtrohet ligjit të tij. Anëtari i ISIS e pyet më pas gruan nëse është dakord me dënimin dhe ajo dëgjohet duke thënë ‘po’.

Dëshira e fundit e të resë është që të falet nga babai i saj, i cili i thotë: “Mos më thirr më baba”. Së fundi, kur vajza i thotë të atit “Lutuni për mua”, ky i fundit shikon militantët e ISIS për të filluar goditjen me gurë.

Shteti islam i Irakut dhe Sirisë ka kryer edhe më parë të tilla ekzekutime, kryesisht në provincën Raqqa, e cila është bazë operative e ISIS në Siri.
Previous Post Next Post