Vdes amerikani i parë i diagnostikuar me Ebola. Tomas Dunkan, u nda nga jeta të mërkurën, 10 ditë pasi ishte shtruar në një spital të Teksasit. Familja e tij tha se mund të kishte ndodhur një mrekulli, nëse mjekët do ta shtronin që më 25 shtator, kur ai kishte dhimbje të forta stomaku dhe ethe.
Ndërkaq, mjekët e spitalit bëjnë me dije se bënë çdo gjë që mundën, për ta shpëtuar, ndonëse përpjekjet e tyre nuk patën rezultat. Vdekja e pacientit të parë të diagnostikuar me Ebola në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rritur frikën tek popullsia dhe autoritetet.
Aeroportet janë duke përforcuar kontrollet mbi njerëzit që vinë nga vendet e prekura me virus. Çdo person që dyshohet se është i prekur me virus, nuk do të lejohet të futet në SHBA.Ndërkaq, një zyrtari i lartë, në Amerikë, u dyshua se ishte infektuar me Ebola, gjatë kontakteve me familjarët e Dunkan-it.
Ai kishte simptomat të ngjashme me virusin vdekjeprurës, por më pas analizat dolën negative. Majkëll Muning, nuk kishte pasur kontakt direkt më të infektuarin, por me familjarët e tij..

Tags
bota