Na trishton shiu? Po moti i ftohtë...mos na bën të duam të izolojmë veten nga të tjerët, të flemë letargjikisht?
Le të shohim se si moti ndikon në gjendjen shpirtërore dhe jetët tona.
Këtë temë e zbulova disa vite më parë, duke bërë kërkime për të parë se si ndikon moti në humorin e njeriut. Për mua nuk përbënte surprizë fakti për të parë gjithë ato mënyra të ndryshme se si moti ndikon në jetën tonë.
Dua të theksoj se mënyra se si moti ndikon në jetët tona, nuk është aq e madhe sa shumë njerëz besojnë. Shumë kërkime mbi këtë fushë kanë rezultuar të ndryshueshme. Kështu që nuk duhen marrë si shabllone.
Ja disa mënyra se si ndikon moti në gjendjen tonë shpirtërore sipas shkencëtarëve
Denissen dhe të tjerë (2008) gjetën që faktorët ditorë ndikues të motit mbi njeriun lidhen me gjendjen negative shpirtërore të tij. Temperaturat e larta lartësojnë gjendjen shpirtërore të një personi me gjendje shpirtërore të dobët, ndërsa era ose mungesa e rrezeve të diellit ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të një personi.
Ndikimi i çregullimeve sezonale është i vërtetë
Çregullimet dhe luhatjet stinore janë një lloj i vërtetë i çregullimit depresiv (i njohur teknikisht si çregullim depresive me nuanca stinore), ndërsa niveli më i lartë i depresionit të një personi lidhet me një stinë të caktuar. Përgjithësisht mendohet që depresioni është më i pranishëm në dimër, por në fakt shumë njerëz përjetojnë një gjë të tillë edhe gjatë muajve të Vjeshtës, Verës dhe Pranverës.
Nxehtësia dhe shiu i dendur nxjerrin në pah më të keqen e njerëzve
Hsiang dhe të tjerë (2003) gjetën një lidhje mes agresionit njerëzorë dhe temperaturave të larta. Ndërsa temperaturat u rritnin, niveli i konfikteve rritej gjithashtu. Shkencëtarët zbuluan që edhe dhuna ndërpersonale rritej me rritjen e temperaturave. Këto zbulime, kishin të njëjtin efekt edhe me rritjen e dendësisë së shiut.
Vetëvrasjet arrijnë nivelin kulmorë në Pranverë dhe Verë
Ndërsa Pranvera mund të dhurojë shpresë për shumë njerëz, është stina e pashpresës për njerëzit e depresuar. Studiuesit (Koskinen dhe të tjerë, 2002) gjetën që punonjësit apo punëtorët që punonin në ambjente të jashtme kishin më shumë prirje për vetëvrasje në këto stinë. Ndërsa, për ata që punojnë në ambjentet e brendshme, kulmi i vetëvrasjeve u regjistrua në stinën e Verës. Një studim suedez i vitit 2011, i cili analizoi vetëvrasjet në këtë vend nga vitet 1992 dhe 2003, gjeti një korelacion të ngjashëm - që kulmi i vetëvrasjeve të punonjësve në ambjentet e brendshme që u trajtonin me antidepresant u shënua në Verë.
Ndikimi i motit mund të varet nga tipi i personalitetit tuaj të motit
Klimstra dhe të tjerë (2011) gjetën që gjysma e 415 adoleshentëve nuk u ndikuan aq shumë nga ndryshimet e motit, ndërsa gjysma tjetër u ndikua. Analizat e mëtejshme nxorrën këto rezultate.
- Të "dashuruarit me Verën" (17%), ishin më të lumtur, më pak të irrituar dhe më pak të frikësuar gjatë ditëve me diell dhe temperatura të larta.
Tags
psikologji