Konsummimi i vazhdueshëm i vajit të ullirit ndihmon në parndalimin e kancerit të zorrëve, thekson një studim i ri.
Studimi u krye në Universitetin Biomjekësorë të Romës dhe në Universitetin e Teramos në bashkëpunim me universitetin Camerino dhe Institutin Karolinska në Stokolm, dhe u publikua në revistën Nutritional Biochemistry. Studimi tregon se si vaji i ullirit rrit pasqyrimin e gjeneve antitumor CNR1. Nga ana tjetër kjo i kthen këto pasqyrime në një receptor që rregullon mekanizmat që parandalojnë ndryshimet e gjeneve të ndjeshme ndaj faktorëve ambjental.
Ky studim përforcon faktin që "një dietë e duhur me vaj ulliri mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit por edhe të një sërë patologjive të tjera, si çrregullimet neurologjike, obezitetin dhe diabetin," thotë Mauro Maccarrone, lektor biokimie në Universitetin Biomjekësorë të Romës.
Kanceri i zorrëve është tipi i dytë i kancerit më i përhapur tek femrat pas kancerit të gjirit, dhe i treti tek meshkujt pas kancerit të mushkërive dhe prostatës.
Në itali rreth 40 000 femra dhe 70 000 meshkuj preken nga kanceri i zorrëve për çdo vit./ansa/
Tags
shendet