Xhani De Biazi është optimist edhe për transfertën serbe dhe me të gjithë të drejtën e mundshme deklaron se skuadra e tij është e përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv. “E dimë se kush është Advokat me eksperiencën që ka si dhe lojtarët serbë që janë pjesë e skuadrave më të mira evropiane, por jemi këtu për të marrë një rezultat pozitiv”, ka deklaruar De Biazi në konferencën e ditës së djeshme, e zhvilluar në ambientet e stadiumit të Partizanit të Beogradit, impiantit që do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Trajneri italian shkon i qetë në ndeshjen e tretë eliminatore të “Francë 2016”, pasi pas përballjeve me Portugalinë dhe Danimarkën ka katër pikë. Në këtë mënyrë, Shqipëria shkon si skuadër në vendin e parë së bashku me danezët. “Nuk jemi më hirushja siç u quajtëm në fillim. Do të zbres në fushë ekipin më të mirë dhe do të kërkojmë që të arrijmë objektivat tonë. Serbia mbetet skuadër favorite për kalimin e eliminatoreve, së bashku me Portugalinë dhe Danimarkën, por ne do të provojmë shanset tona duke menduar për ndeshjet njëra pas tjetrës.
Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona që të marrim maksimumin edhe në këtë ndeshje ‘fair-play’”, ka deklaruar Xhani De Biazi gjatë konferencës së zhvilluar ditën e djeshme. Trajneri italian ka besim të plotë te forca e skuadrës së tij dhe ka bërë me dije se është e përgatitur që të marrë një tjetër rezultat pozitiv në transfertë. Megjithatë, Shqipëria do të luajë sonte në Beograd në një stadium që nuk janë lejuar të jetë të pranishëm mbështetësit kuqezi. Mungesa e tifozëve është një mungesë e rëndësishme, por që trajneri ka treguar se të skuadra e di që të gjithë sytë, mendjet dhe zemrat e shqiptarëve janë në këtë ndeshje.
“Më vjen shumë keq që nuk do të jenë të pranishëm tifozët tanë, por dua që të them se ne duam shumë që të bëjmë të mundur që ata të festojnë në përfundim të kësaj ndeshjeje. Ashtu duke “vuajtur” ata do të na ndjekin dhe e di që duan, ashtu si edhe ne që të festojmë të gjithë së bashku në fund të kësaj ndeshjeje”, është shprehur De Biazi. Kuqezinjtë shkojnë me moral pozitiv në transfertën e vështirë serbe, pasi kanë arritur të marrin katër pikë ndaj dy skuadrave më të forta të grupit. Transferta serbe është një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën kuqezi e cila do të tentojë një tjetër mrekulli, edhe pse përballë do të jetë një ekip me kualitete të shumta si Serbia e drejtuar nga Dik Advokat./sportishqiptar/

Tags
Sport