Shpërthen magazina e miellit në Kamëz, fatmirësisht s'ka të lënduar

Hidhet në erë magazina e miellit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20: 50, në bulevardin ” Blu”, që ndodhet në qendër të Kazmës. Burimet zyrtare të policisë thonë se persona ende të paidentifikuar, e kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e jashtëm të godinës së magazinës së shitjes së miellit.

Fatmirësisht prej shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Biznesi ndodhet në pronësi të shtetasit me iniciale I.C.


Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe ekspertë të xhenios, për të nisur punën në zbardhjen e ngjarjes. Policia ka shoqëruar pronarin e magazinës, për ta marrë në pyetje në lidhje me konfliktet që ai ka pasur në të shkuarën.

Grupi hetimor ende nuk ka një pistë zyrtare, për shkaqet e hedhjes së eksplozivit në oborrin e godinës. Mësohet se në cilësinë e provës materiale, janë mbledhur të gjitha kamera e sigurisë, të instaluara pranë bizneseve në Bulevardin “Blu”.
Previous Post Next Post