Nuk janë vetëm patatet apo kungujt që rriten me forma nga më të çuditshme, por janë edhe një sërë bimësh të tjera që përngjajnë me pjesë dhe organe të njeriut.
1. Kërpudhat dhëmbët e gjakosura
Kjo specie që njihet si hydnellum pecki vjen në forma të ndryshme, dhe kur lëshon në formë pikash një substancë vyskoze ngjyrë të kuqe, mund të merret lehtësisht si një dhëmbë i gjakosur që ka rënë në tokë. Kjo ndodh zakonisht kur këprudha është e re.
2. Sytë e kukullës
Është e ditur se sa vrasëse është actae pachypoda, por kokërrat e saj janë pjesa më e çuditshme. Kanë një toksinë që është e aftë të ngadalësojë funksionimin e muskujve të zemrës. Ngrënja e këtyre kokërrave mund të shkaktojë atak zemre, madje edhe vdekje të menjëhershme.
Pjesa e zezë që ngjan si bebe syri është krijuar në fazën e hershme të rritjes së kokrrës. Çdo kokërrr përmban disa fara të vogla, por zogjtë janë imunë ndaj toksinave të kësaj bime. Zogjtë hanë kokrrat dhe i hedhin tutje farat.
Gjethet, kërcelli dhe rrënjët e kësaj bime mund të shkaktojnë flluska nëse kontaktojnë me lëkurën e njeriut. Nëse gëlltiten, çdo sy kukulle është e aftë të vrasë një burrë.
3. Gremçi i buzëve
Psychotria elata është një pemë që rritet në pyjet tropilaëe në Amerikën Latine (Panama, Kosta Rika, Kolumbi dhe Ekuador). Nga muaji Dhjetor e deri në muajin Mars, gonxhet e lules ngjajnë si buzë të rrudhosura të lyera dhe buzëkuq. Kur gonxhet fillojnë e hapen, lulet ngjajnë me buzë të lyera me të kuq që formojnë të puthurën.
Indigjenët e përdorin këtë bimë për të trajtuar problemet e frymëmarrjes.
4. Lulet snapdragon
Antirrhinum majus është një lule vjetore që ngjan si nofull dragoni e acaruar kur shtypet nga anët. Besohet se snapdragon e ka origjinën si një lule e egër në Spanjë dhe Itali dhe ekzistojnë disa legjenda që lidhen me të. Një legjendë është që kur një person e fsheh lulen në dhomën e tij apo në trupin e tij, do të duket mahnitës në sy të të tjerëve.
Çdo grua që konsumon antirrhinum majus do ketë një bukuri jetëgjatë, thonë legjendad. Por sidoqoftë, kjo lule është e rrezikshme dhe helmuese.
5. Veshi i pyllit
Auricularia auricula, një kërpudhë që njihet ndryshe si treveshëshi ose xhelatina, e cila ngjan si veshë njeriu. Zakonisht rritet në tokë mbi rrënjët e pemëve.
Është provuar që auricularia auricula mund të ulë kolesterolin dhe ngadalësojë koagulimin e gjakut. Është popullore dhe rritet në Japoni dhe Kinë. Mund të kontribuojë në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.
Kinezët e përkufizojnë si "mishi pa kocka" dhe e konsumojnë prej më shumë se 4 000 vjetësh. 100 gram e saj përmban 11 gram proteina dheh 65 gram karbohidrate, nuk ka yndyrna dhe është shumë e pasur me hekur dhe kalcium. Kinezët e përdorin këtë kërpudhë për shumë arsye, qoftë për ushqim apo për të trajtuar sëmundje të ndryshme si infeksionet në mushkëri apo tiroidet.
6. Kërpudha gishtërinjtë e djallit
Clathrus archeri, ndryshe njihet si "gishtërinjtë e djallit", është një kërpudhë kacavjerrëse, përbëhet nga 4 deri në tetë gishtërinjë. Sferat e zeza emetojnë një erë që ngjan si mish i kalbur. Gishtërinjtë qëndrojnë të erektuar, shkojnë deri në 20 centimetra gjatësi. Megjithëse nuk është helmuese, era e saj e bën të pangrënshme.
7. Morelat false
Morchella, për shumë gjuetarë këpudhash është si haviari beluga. Morelat shiten rreth 50 dollarë për kilogram. Por problemi me këto këpurdha është se shumë gjuetarë nuk i dallojnë morelat e vërteta nga ato false, ku këto të fundit janë jashtëzakonisht helmuese. Rreth 20 përqind e vdekjeve nga kërpudhat lidhen me morelat false.
Ekyistojnë disa lloje morelash, ku disa janë më helmuese se të tjerat. Ato më pak toksike mendohet se ndodhen në vendet nordike, ku njerëzit e këtyre vendeve i ziejnë morelat 7 herë. Disa simptoma të morelave nëse nuk përgatiten siç duhet përfshijnë diare, dhembje koke, vjedhje, përzierje etj.
Morelat e vërteta kanë një sipërfaqe si rrjetë, me gropa dhe kreshta. Morelat false kanë sipërfaqe të valëzuar, të ngjashme me korteksin cerebral të trurit. Kësulat e morelave false nuk janë totalisht të ngjitura në kërcell si morelat e vërteta. Morelat e vërteta kur prihen kësula tek kërcelli janë boshe nga brenda, ndërsa morelat false janë të mbushura me "mish të bardhë".

Tags
Kuriozitete