Shkarkohen me 72 vota dy anëtarët e KLD-së Çelaj dhe Lelçaj


 Shkarkohen me 72 vota dy anëtarët e KLD-së Çelaj dhe Lelçaj

Shkarkohen me shumicë votash dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Në seancën e sotme, Kuvendi ka shkarkuar me 72 vota pro dhe 1 kundër, secilin prej tyre, pas kërkesës së propozuar nga komisioni hetimor.

Sipas kreut të komisionit hetimor, Armando Subashi, tha shkarkimi është i bazuar në ligj. Sipas tij Kuvendi ka të drejtë të hetojë anëtarët e KLD-së dhe këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës, se Kuvendi po cenon pavarësinë e KLD.

” Opozita duhet të sillte anëtarët e saj në këtë komision. Duhet të punonim bashkërisht, që të shërbenim për përmirësimin e sistemit gjyqësor. Ata nuk erdhën por kjo nuk e pengoi komisionin. Për fat të keq nuk kanë ardhur as sot, për të debatuar për gjetjet. Retorika e tyre është boshe, ngrenë alibira të paqena për kapje institucionesh”,- tha Subashi.

Dy të shkarkuarit, sipas Subashit kanë kryer një sërë shkeljesh, gjatë kohës që ishin në krye të detyrës.
Previous Post Next Post