Megjithëse alergjitë nga ushqimi janë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, një studim i ri raporton që praktikisht janë mjekimet shkaku kryesorë i vdekjeve nga alergjitë.
Një dekadë më parë rreth 60% e vdekjeve nga alergjitë u shkaktonin nga mjekimet, ndërsa më pak se 7% u shkaktoni nga alergjitë prej ushqimit, thekson studimi.
"Mjekimi mund të jetë i rrezikshëm," thotë dr. Elina Jerchov, dretorëshë në Drug Allergy Center në Montefiore Medica Center dhe profesor asistente në Kolegjin e Mjekësisë Albert Ajnshtajn në Nju Jork.Ndërsa raportet nga vende të ndryshme nxjerrin në pah se shkaku kryesorë i vdekjeve është mjekimi, Jerschow thotë që këto probleme kanë qenë më të papërcaktuar në SHBA. Një arsye kryesore është se nuk ekziston një regjistër kombëtarë për vdekjet nga mjekimi.
Ky studim u publikua së fundi në revistën Journal of Allergy and Clinical Immunology.
Në një reagim alergjik, sistemi imunitarë mbireagon ndaj faktorit alergjik duke lëshuar kimikate që shkaktojnë simptoma në pjesë të tjera të trupit, si urktikarie apo ndjenja kruarje në gojë apo në fyt, sipas American Academy of Allergy, Asthma and Immunology.
Një reagim serioz, i njohur si anafilaksis, shkakton vështirësi në frymëmarrje, gulçitje apo ënjtje fyti.
SHBA dhe Australia kanë nivelet më të larta të ndodhisë së anafilaksit të ashpër, sipas studimit. Shkaqet më të zakonshme ishin mjekimet, me 59%; rreth 19% e vdekjeve nuk raportonin një shkak, shkaqet e vdekjes nga ushqimi ishin në nivelin 7%, kurse vdekjet nga helmi i ndonjë insekti që shkaktonte reaksion ishte në nivelin 15%.
Ashpërsia e një reaksioni nuk mund të parashikohet, thotë dr. Wally Ghurabi, shef emergjence në Santa Monica-UCLA Medical Center. Sidoqoftë, disa njerëz janë më të prirur që të pësojnë infeksione serioze, kryesisht ata që kanë kaluar reaksione alergjike serioze në të shkuarën. Ata që janë të prirur ndaj alergjisë duhet të flasin me doktorin rreth marrjes pasjes përherë me vete të adrenalinës.
Duhet të siguroheni që adrenalina të mos jetë e skaduar. Dhe nga ana tjetër duhet të mësohet se si përdoren mjetet injektuese. "Kam parë njerëz që injektojnë në mënyrë të gabuar," thotë Ghurabi. "Kur të jeni përfshirë nga alergjia, nuk është koha e duhur për të mësuar se si injektohet".
Ndër të tjera Ghurabi thotë që kur ndjeni shqetësime, mësoni me saktësi të madhe nga farmacisti se çfarë duhet të bëni për ta përdorur siç duhet.
Nëse ju, apo dikush që njihni ka probleme serioze me alergjinë, këshillat e mjekut janë përherë të dobishme, nëse alergjia agravohet, telefonojini urgjentisht ambulancës në numrin 127.
Tags
shendet