Senatori amerikan, Chris Murphy do vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme, si pjesë e turit në Ballkan. Forcimi i marrëdhënieve me SHBA-në dhe mbështetja për integrimin e Ballkanit në BE dhe në NATO, është qëllimi i vizitës së senatorit Murphy. Rëndësi të veçantë gjatë takimeve, senatori Chris Murphy do i kushtojë mbështetjes për rimëkëmbjen e sistemit energjetik në rajon, sundimit të ligjit e transparencës për rritjen ekonomike, si dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Pjesë e vizitës së senatorit amerikan, Murphy janë Kosova, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.
Senatori Murphy do të takohet me zyrtarë të qeverisë dhe organizatat jo-qeveritare për të diskutuar lidhur me mundësitë për bashkëpunim mes bizneseve të Konektikatit dhe rajonit, në eksportimin e mallrave. Në axhendën e takimeve të senatorit amerikan janë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë në rajon.
Kryetari i Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të Nënkomitetit për Çështjet Evropiane, Chris Murphy do të nisë turin e tij në rajonin e Ballkanit më 14 tetor./nacional/

Tags
Ballkani