Incidentin mes Kryeministrit Rama dhe deputetit të PD, Arben Ristani gjatë takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë, ku ishte i pranishëm edhe komisioneri Stefan Fyle është komentuar edhe nga Sali Berisha. Sipas deputetit demokrat, Arben Ristani nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe është njeri me edukatë.
Nëpërmjet një postimi në fb, ish-kryeministrit Berisha, Edi Rama pasi e ka ofenduar Ristanin i është vërsulur për ta goditur, por nuk është lejuar.
“Te dashur miq, dje u zhvillua takimi i radhes i dialogut te nivelit te larte per integrimin europian, me pranine e komisionerit Fule. PD, ndonese nuk eshte ne Parlament por bazuar ne qendrimin e saj te shpallur per mbeshtetjen pa kushte te integrimit te vendit ne BE, vendosi te marre pjese ne kete takim ne interesin me te mire te vendit. Por Edi Rama eshte futur ne takim teresisht i çekulibruar dhe eshte perpjekur me sjelljen e tij te prishe me çdo kusht takimin.
Keshtu, ne kohen qe deputetet e PD po flisnin per pranine e krimineleve dhe vrasesve, ne Parlament, Rama, si mbrojtje e tyre, i thoshte Fules ne menyre te perseritur dhe duke mashtruar se ketu ne tryeze kemi deputete te opozites qe kane bere burg. Shtoj ketu se kjo eshte trillim i nje mendje te semure dhe hakmarrese si e Edi Rames. E verteta eshte se Ristani nuk ka vuajtur denim ne burg. Ai vite me pare eshte emeruar keshilltar i Presidentit Mojsiu dhe nga ky i fundit dhe Fatmir Xhafa minister drejtesie eshte emeruar drejtor i Shkolles se Magjistratures, anetar i KQZ dhe eshte pranuar nga Edi Rama dhe votuar me konsensus si kryetar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Perseri Ristani, qe shquhet per edukaten e tij, eshte vetpermbajtur dhe ka marre fjalen per te paraqitur situaten e kriminalitetit ne Shqiperi. Rama i ka prere fjalen duke e pyetur sa sa gota ka pire, dhe ketu ka detyruar deputetin Arben Ristani ti drejtohet Fules duke i thene se ketu dialog nuk ka sepse edhe ketu kryeministri fyen dhe po sillet si rrugaç. Nderkohe Rama beri te brofte ne kemb per t’ju versulur Ristanit i gatshem per te perseritur skandalin e Vjenes dhe te Padamit por nuk e lejuan.
Kjo eshte e verteta e skandalit te turpshem psikopatik te Edi Rames ne nje takim nderkombetar, te cilen perpiqet ta mohoje me deklaraten e manarit te tij Fuga si deshmitar i rreme!!”, shkruan Berisha në FB..
Tags
Politikë