Qytetarët në Kosovë vazhdojnë të nënshkruajnë peticionin kundër vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Deri tani janë mbledhur mbi 30 mijë firma.
Mbledhja e firmave është organizuar nga Koalicioni i Qytetarëve të Kosovës, unione dhe shoqëria civile, në një kohë që energjia elektrike u ngrit me 5.18%, çka ishte paraprirë nga një rritje prej 4.7 % vetëm tre muaj më parë.
Në fakt numri i saktë i firmave nuk është i ditur pasi firmat vazhdojnë të rriten. Peticioni deri tani është firmosur në 22 komuna të Kosovës.
Visar Azemi, kryetari i Konsorciumit të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, tha që "megjithëse peticioni është deklaruar si i përfunduar, dëshira e njerëzve kundër vendimit të ERE është shumë e madhe dhe s'mund ta ndalojë asnjë institucion".
Sipas përfaqësuesve të këtij peticioni, përveç rritjes së çmimit të energjisë, qytetarët po përballen edhe me ndërprerjen e saj./ibna/.
Tags
Kosova