Kosova është anëtarësuar sot në organizatën e rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë – RACVIAC (Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë, me seli në Zagreb) e themeluar në vitin 2000 me qëllim të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore, përmes një partneriteti në mes të vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.
Ministria e Jashtme e Kosovës falënderon të gjitha shtetet anëtare si dhe mekanizmat e brendshëm në Kosovë që bën të mundur anëtarësimin në këtë organizatë të pavarur, e cila përpos komponentës ushtarake, në fushëveprimin e saj ka edhe pjesën akademike.
Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë të Evropës Juglindore është i rëndësishëm për shumë procese reformuese civilo-ushtarake të cilat do të ndihmojnë reformën e sektorit të sigurisë, bashkëpunimin kundër terrorizmit, bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë, menaxhimin e fatkeqësive, katastrofave, integrimin evropian dhe euroatlantik, kontrollin e armëve dhe masave për ndërtimin e besimit dhe sigurisë (Confidence and Security Building Measures).
RACVIAC bashkëpunon ngushtë me organizatat ndërkombëtare siç janë OKB, NATO, BE, OSBE, SELEC, DCAF, UNDP, ITF, RCC, MARRI, etj. Në këtë organizatë bëjnë pjesë aktualisht 8 shtete anëtare të rajonit si Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia..

Tags
Kosova