Konsumimi i peshkut redukton dhe parandalon problemet me dëgjimin tek femrat

Femrat që konsumojnë 2 apo 3 herë më shumë peshk në javë ka më pak të ngjarë që të vuajnë nga problemet me dëgjimin, sipas një studimi publikuar në Journal of Clinical Nutrition në 10 shtator.

"Megjithëse humbja graduale e dëgjimit konsiderohet një aspekt i pashmangshëm për shkak të moshës, identifikimi i disa faktorëve që mund të modifikohen ka prodhuar këndvështrime të reja për parandalimin e humbjes apo venitjes së dëgjimit," thotë dr. Sharon G. Curthan, udhëheqës në studim.


Më shumë se 1/3 e njerëzve mbi moshën 48 vjeç, ose 48 milion njerëz në SHBA, vuajnë nga humbja apo reduktimi i dëgjimit.

Studimet e mëparshme sugjerojnë që prezenca e disa antioksidantëve në dietë, përfshirë edhe Omega 3 të përftuar nga peshku, mund të reduktojë humbjen e dëgjimit.

"Antioksidantët e Omega 3, yndyrnat e polisaturuara dhe vitanima C, kanë treguar dhe provuar që sjellin benefite të mira në shëndetin dëgjimorë", thotë dr. Gordon Hughes, drejtori i programit për testet klinike në National Institute on Deafness and Other Communication Disorders, i cili themeloi studimin, siç raporton NPR.

Studimi filloi në vitin 1991, dhe mblodhi të dhëna nga 65 215 femra të moshave nga 27 në 42 vjeç. Të gjitha pjesëmarrëset plotësuan pyetësorë të detajuar, pavarësisht nëse kishin probleme me dëgjimin. Këto femra u ndoqën deri në vitin 2009, ku 11,606 e tyre raportuan disa probleme me dëgjimin.

Në këto kushte, studiuesit gjetën që rreziku i humbjes apo reduktimit të dëgjimit ishte rreth 20% më i vogël tek ato femra që u ushqenin me peshk 2 apo 3 herë në javë. Madje, ato femra që merrnin prej kohësh produkte peshku të pasura me Omega, kishin 22% më pak rrezik me problemet e dëgjimit.

Kur studiuesit filluan të analizojnë llojin e peshqve të konsumuar, zbuluan që të gjitha llojet e peshqve ishin të lidhur me reduktimin e problemeve dëgjimore.

"Konsumimi i çdolloj peshku lidhet me reduktimin e rrezikut dëgjimorë," thotë dr. Curhan.

"Një sërë faktorësh mund të kontribuojnë për të rikuperuar në reduktimin e dëgjimit, përfshirë këtu mënyrën e jetesës dhe faktorët ambjental, moshën, gjenet, eksporimin ndaj zhurmës dhe disa gjendje shëndetësore," vazhdon më tej Curhan.

"Sidoqoftë, së fundi, disa tipe humbjeje dëgjimi mund të jenë të shmangshme dhe ekzistojnë faktorë që mund të modifikohen për të parandaluar humbjen e dëgjimit. Këto gjetje tregojnë që ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit ndihmon në reduktimin e humbjes së dëgjimit.

Megjitëse studimi nuk mund të pëcaktojë që konsumimi i peshkut mund të ndihmojë dëgjimin, dr. Curhan sugjeron që mund të mbrojë në mbrojtjen e presionit të gjakut, i cili luan një rol kyç në shëndetin dëgjimorë.

Studime të mëparshme e kanë lidhur dietën me omega 3 me reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe alzajmerit. Omega 3 është e lidhur gjithashtu me përmirësimin e zhvillimit embrional.

Sidoqoftë, për shkak të nivelit të lartë të toksinave në shumë peshq, ekspertët këshillojnë që të reduktohet konsumi i disa specieve me nivel të lartë kontaminimi, si peshku ton, peshku shpatë, dhe salmoni i kultivuar.
Previous Post Next Post