Andi Lila do t’i jap llogari klubit grek, Pas Giannina, për incidentin gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri e zhvilluar në Beograd.
Ndodh edhe kështu. Klubi i Pas Giannina do t’i kërkojë shpjegime të hollësishme lojtarit të Kombëtares shqiptare, Andi Lila, për incidentin gjatë ndeshjes kundër Serbisë në Beograd.
Pasi është kryqëzuar dje nga mediat greke për faktin se mbrojti flamurin e kombit të tij, që për helenët cilësohet “Shqipëria e madhe”, klubi i Giannina ka nxituar të dalë me një deklaratë për shtyp.
Drejtuesit e skuadrës ku aktivizohet prej tri vitesh mbrojtësi shqiptar nuk kërkojnë të nxitohen, por gjithsesi kanë theksuar se më parë dëshirojnë të dëgjojnë versionin e Lilës për atë që ka ndodhur.
Klubi helen ka paralajmëruar se pasi të merret në pyetje lojtari, atëherë nuk përjashtohet mundësia e penalizmin të tij. Sipas mediave greke, ajo që ka bërë Ergys Kaçe me bluzën e UÇK-së është shumë pak në krahasim me antagonizmin e Lilës në Serbi.
“Pasi helikopteri u ul me flamurin shqiptar, Lila ishte lojtari i parë që shkoi për t’ia marrë nga dora Mitroviçit”, shkruante dje e përditshmja më prestigjioze greke, “Goal Day”.
Gjatë orëve të drekës së djeshme, klubi i Pas Giannina doli me këtë qëndrim pas incidentit në Serbi, ku u përfshi edhe Lila.
“Sporti duhet të bashkojë popujt dhe kryesisht përmes lojës korrekte. Klubi ynë është i trishtuar për atë që ndodhi në Beograd, pasi ato akte nuk i shërbejnë vlerave universale të sportit. Pamjet televizive nga episodet e trishtuara tregojnë qartë edhe futbollistin tonë, Andi Lila. Ne shpresojmë se ky lojtar u përpoq për të qetësuar gjakrat dhe jo për t’i hedhur benzinë zjarrit pas pranisë së fluturakes me flamurin shqiptar”, shkruan në reagimin e klubit grek.
“Është e qartë se lojtari do të thirret menjëherë nga kryesia e klubit për të shpjeguar sjelljen e tij në Serbi- Shqipëri. Duke marrë parasysh sjelljen e tij, atëherë klubi do të vendosë për veprimet që do të ndërmerren”, thuhej në komunikatën për shtyp të klubit helen.
Ndërkohë, mediat greke kanë aluduar se futbollisti mund të dënohet me një gjobë për sjelljen që bëri në ndeshjen e Kombëtares, sepse ka prishur imazhin e Janinës.

Tags
Ballkani