Është diçka shumë e thjeshtë por shumica e njerëzve nuk i kushtojnë aspak vëmenje, është diçka që thuajse çdo njeri e bën gabim. Frymëmarrja e duhur është ndër praktikat më të rëndësishme që dikush mund të bëjë për shëndetin e tij. Është shumë e thjeshtë, e lehtë dhe jashtëzakonisht e nënlverësuar.
Shummica e njerëzve marrin frymë shpejt dhe cekët. Ngrenë shpatullat, fusin brenda diagramën dhe bëjnë një frymëmarrje që mbush vetëm pjesën e sipërme të mushkërive. Kjo është kufizuese dhe ineficente. Është një formë frymëmarrje që merr kuptim vetëm gjatë situatave intensive, kurse gjatë situatave të tjera bëhet për shak të forcës së zakonit, sepse ashtu janë mësuar njerëzit. Kur marrim frymë siç duhet, diagrama, stomaku dhe trungu zgjerohen; nuk është e nevojshme që kraharori të zgjerohet deri në "zbukurim". Jashtëqitja e frymëmarrjes është po ashtu shumë e rëndësishme. Mos harroni, se po thithni oksigjen, dhe po lëshoni dioksid karboni dhe toksina.
A keni vëzhguar ndonjëherë frymëmarrjen e fëmijëve? Stomaku i tyre ngrihet lart dhe trungu i tyre zgjerohet për çdo frymëmarrje. Padyshim që ata e bëjnë saktë këtë gjë. Nuk kanë nevojë që t'ua mësosh. Vetëm se duhet t'ua kujtosh më vonë, po ashtu si edhe të gjithëve.
Përfitimet nga frymëmarrje e duhur
Çdo qelizë e trupit tonë ka nevojë për oksigjen që të mbijetojë. Niveli i lartë i oksigjenit zhvillon funksionin e trupit dhe është jetësorë për një shëndet të mirë. Trajtimet më të shumta që kanë të bëjnë me kërcënimin serioz nga vdekja fokusohen në oksigjenimin e qelizave. Mënyra më e thjeshtë për t'i dhënë trupit tonë më shumë oksigjen në çdo qelizë, është të marrit frymë në mënyrën e duhur.
Frymëmarrja në mënyrën e duhur zhvillon jashtëzakonisht qendrueshmërinë dhe qartësinë mendore, duke ndihmuar trupin që të heqë toksinat në mënyrë më efektive. A e dinit që 80% e heqjes së toksinave të trupit bëhet vetëm përmes frymëmarrjes? Frymëmarrja e duhur zhvillon po ashtu shumë gjendjen shpirtërore. Ndihmon qëndrimin truporë, që po ashtu ndikon pozitivisht në shëndet. Mendoni pak: kur jeni të mërzitur dhe qeshni, vëzhgoni me vëmendje se si ndiheni pak më mirë?
Frymëmarrja e duhur është aq e rëndësishme, sa që në shumë arte marciale të hershme, studentët shpenzonin muaj të tërë për të mësuar më parë se si të marrin frymë, në mënyrë që të mbronin veten.
Frymëmarrja e duhur
Uluni. Vendosni një objekt (ndonjë ligër) në bark. Merrni frymë, dhe shtyjeni sa të mundeni për lart librin duke zgjeruar stomakun. Nxirreni frymën. shfyni barkun duke e ulur sa të mundeni objektin. Praktikojeni këtë mënyrë të ekzagjeruar frymarrjeje derisa ta keni të lehtë. Më pas reduktojeni ngadalë. Mundohuni të bëni vetëm 4 frymëmarrje për 1 minut. Mendoni më shumë cilësinë se sa sasinë. Merrni frymë disa herë vetëm përmes hundës. Më pas merrni frymë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Meditoni vetëm duke u fokusuar në frymëmarrjen e thellë, të lirshme dhe kontrolluar, dhe në reagimet e trupit tuaj (si ndiheni?).
Hapi tjetër është që të merrni frymë aq avash dhe thellë, sa të keni mundësi ndërsa ushtroheni, dhe të merrni frymë në mënyrën e duhur. Drejtoni shpinën, ngijini shpatullat, dhe mbani qëndrim truporë të mirë ndërsa praktikoni. Praktikojeni për çdo natë përpara se të flini, edhe në mëngjes bëni të njëjtën gjë. Jeta juaj do fillojë të ndryshojë seriozisht.
Nëse vuani nga astma, është e ditur që në trupin tuaj mbirritet bakteria kandida, që është edhe shkaku kryesorë i astmës. Gjithsesi duke mësuar se si mund të mirret frymë siç duhet dhe duke u ushqyer me zarzavatet e duhura, do të jeni në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Tags
Jeta