Për çdo vit shkencëtarë dhe organizata të ndryshme kryejnë studime rreth ëndërrave njerëzore. Fusha që merret me studimin e ëndërrave njihet si "onirologjia". Është bërë progres i konsiderueshëm në fushën e ëndërrave. Nga të gjitha studimet e bëra, një gjë është e sigurtë, që mendimet, imazhet dhe emocionet e ëndërrave ndërsa flemë mund të influencojnë jashtëzakonisht në jetën tonë. Në vijim po paraqesim 10 fakte mahnitëse rreth ëndërrave.
1. Truri ynë është aktiv ndërsa ëndërrojmë
Studimet tregojnë që ndërsa flemë në trurin tonë ndodh një aktivitet intensiv. Kjo është demonstruar përmes skanimit. Shkencëtarët kanë identifikuar 5 stade të veçantë gjatë gjumit që karakterizohen nga aktiviteti i trurit. Stadet 1-4 dhe stati përfundimtarë që karakterizohet nga lëvizje të shpejta të syve. Kur zgjohen gjatë stadit 5, subjektet raportojnë ëndërrat. Studiuesit gjetën që disa pjesë të trurit janë ekstremisht aktive gjatë stadit 5, madje edhe më aktive kur janë zgjuar. Aktiviteti më i madh ndodh në kortex - ajo pjesë e trurit që dekodon imazhet komplekse vizuale. Edhe sistemi limbik - ku përfshihen emocionet e forta - përfshihet nga aktivitete të dendura.
2. Kafshët dhe ëndërrat
Jemi 100% të sigurtë që kafshët ëndërrojnë në mënyrë të njëjtë me njerëzit, madje karakterizohen edhe nga stadi i 5. Stadi i 5 ndodh në të gjithë sisorët. Hipoteza "sentinel" e zhvilluar nga Frederic Snyder në vitin 1966, sugjeron që kafshët ngrihen menjëherë sapo arrijnë në stadin 5, që sipas tij ky fakt është një mekanizëm mbrojtjeje. Edhe zogjtë tregojnë shenja të stadit 5. Iriqi i detit e arrin këtë stad vetëm në temperaturat 25 gradë celcius.
3. Marijuana dhe ëndërrat
Shumë njerëz që tymosin marijuanë nuk ëndërrojnë. Po të njëjtit njerëz pasi heqin dorë, raportojnë shumë ëndërra të gjalla dhe intensive. Shumica e ëndërrave të gjalla ndodhin gjatë stadit 5 të gjumit. Një studim i vitit 1975 krahasoi gjumin e atyre që kishin tymosur më parë marijuanë dhe atyre që nuk konsumonin duhan. Rezultati tregoi se ata që kishin provuar marijuanë i lëviznin sytë më ngadalë gjatë fazës së 5 të gjumit se ata që nuk kishin tymosur duhan. Shkencëtarët e lidhin marijuanën me humbjen e kujtesës së ëndërrave. Po të pyesni ata që kanë konsumuar marijuanë për ëndërrat që kanë parë, nuk do jenë në gjendje t'i kujtojnë.
4. Ëndërrat epike
Ëndërrat epike janë shumë të gjalla dhe mund të ndryshojnë jetën e një personi. Këto ëndërra janë aq të gjalla, sa që mund të gjenerojnë një vetëdije tepër të lartë të gjërave që na rrethojnë. Ëndërrat epike mund të hapin perspektiva të reja në lidhje me jetën tonë. Kur ngrihemi nga një ëndërr epike, do ndihemi sikur kemi zbuluar diçka të thellë dhe mahnitëse. Ëndërrat epike mund të qëndrojnë për vite me ne. Njerëzit që raportojnë këto lloj ëndërrash, shfaqin gjithashtu një ndryshim të mënyrës së tyre të jetesës.
5. Diferencat gjinore në ëndërra
Shumë studime tregojnë ndryshime në ëndërrat mes meshkujve dhe meshkujve. Është konkludurar që femrat ëndërrojnë me të dy gjinitë në mënyrë të barabartë, ndërsa meshkuj dominohen me 67% nga ëndërrat me femra. Ëndërrat e femrave priren të zgjasin më shumë dhe përfshijnë më shumë emocione , ndërsa ëndërrat e meshkujve përfshijnë më shumë dhunë, makina dhe rrugë. Mesatarisht, 8% e ëndërrave të njerëzve përfshijnë aktivitete seksuale. Ndryshimi më i madh mes gjinive është se meshkujt priren të ëndërrojnë më shumë rreth vendeve të panjohura dhe të huajve, ndërsa për femrat është e kundërta. Sigurisht që këto të dhëna janë bazuar në studime të përgjithme dhe nuk janë të vërteta për të gjithë njerëzit.
6. Paraliza gjatë gjumit
Paraliza në gjumë është një gjendje që ndikon shumë njerëz në botë. Lidhet direkt me stadin 5 të gjumit dhe ëndërrave. Paraliza korrespondon me stadin e 5 të atonisë. Personi përjeton paralizë gjumi kurse truri zgjohet nga të gjitha stadet e gjumit. Këta persona vazhdojnë të ëndërrojnë dhe shpesh mund të përjetojnë vizualisht ëndërrat në dhomë. Kjo eksperiencë është përshkruar si një vizion i shtrembëruar i tunelit. Paraliza e gjumit mund të shoqërohet me haluçinacione të jashtëzakonshme dhe me një sens rreziku. Shumë ngjarje në të shkuarën e lidhin paralizën në gjumë me alienët.
7. Makthi dhe terrori i natës
Shumë autorë kanë publikuar libra të shumtë mbi makthet. Shpesh del në pah se tema kryesore e një makthi është sikur po na ndjek dikush. Të rriturit zakonisht ndiqen nga personazhe meshkuj, ndërsa fëmijët nga kafshë dhe krijesa fantazishë. Makthet janë më të rralla tek të rriturit kurse fëmijët i përjetojnë më shpesh. Rreth 10% e njerëzve kanë makthe. Shumë shkrimtarë dhe studiues sugjerojnë që makthet lidhen me aktivitete e jetës së përditshme. Disa nxitës së maktheve mund të jenë konsumimi i drogës, traumat, apo humja e partnerit.
Terrori i natës është i ndryshëm nga makthet. Ndodh gjatë orës së parë apo të dytë pasi na ka zënë gjumi dhe nuk karakterizohet nga lëvija e syve. Ulërimat dhe lëvizjet e befasishme e të shpeshta janë zë zakonshme nga njerëzit që përjetojnë terrorin e natës. Personi e ka të vështirë të zgjohet dhe nuk mban mend më shumë se një skenë terrori. Terrori i natës ndodh më rrallë se makthi i natës. Fëmijët nga 2 në 6 vjeç janë më të prirur nga terrori i natës. Këtë gjendje e përjetojnë rreth 15% të fëmijëve.
8. Ëndërrat e gjalla na ndihmojnë për të mësuar
Gjumi i stadit 5 fillon kur sinjalet përçohen nga baza e trurit, një zonë që quhet "pons". Pons i përçon sinjale talamusit, i cili i drejton tek korteksi cerebral. Korteksi cerebral është përgjegjës për të mësuarit, të menduarit dhe organizimin e informacionit. Stadi 5 i gjumit aktivizon atë pjesë të trurit që shërben për të mësuar. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm gjatë zhvillimit të trurit të të vegjëlve. Kjo shpjegon se përse fëmijët shpenzojnë më tepër kohë gjatë fazës 5 të gjumit se të rriturit. Studimet kanë treguar që stadi 5 i gjumit lidhet me zhvillimin e aftësive mendore, një teori kjo që njihet si "Ontogenetic Hypothesis of REM".