Arrestohet kryetari i Komunës Ksamil dhe shefi i Urbanistikës, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë për Besnik Abedini dhe Fatos Malaj, të cilët dhanë 15 leje ndërtimore në kundërshtim me ligjin.
Sipas informacioneve që bën të ditura policia, lejet ndërtimore janë dhënë në periudhën 2012-2014. Duke marrë shkas nga abuzimet me detyrën, sektori i Antikrimit Ekonomik në Sarandë ka arrestuar dy zyrtarët e Komunës..
Tags
aktualitet