8 fakte interesante rreth të Puthurës

1. Origjina e të puthurës


8 fakte interesante rreth të Puthurës

Shkencëtarët nuk janë të sigurtë se si është përhapur e puthura. Nuk e dinë me siguri nëse është një instikt njerëzorë apo një sjellje e mësuar. Ata që besojnë këtë të fundit mendojnë që e puthura ka ardhur nga "puthja ushqyese", ku nëna mllaçiste ushqimin në gojën e saj dhe ia jepte fëmijës, tamam si një zog.

Kurse të tjerët besojnë që e puthura është një gjest romantik që ka ardhur nga poemat sumeriane, civilizimi më i hershëm në botë.  E puthura është përshkruar në poemat e dashurisë në Egjiptin e lashtë, madje edhe tek "Gjeneza" në Bibël përshkruhet Jakobi duke puthur gruan e tij.

Historianët besojnë se e puthura është përhapur nga Aleksandri i Madh kur pushtoi Indinë, ku e puthura në këtë vend ka qenë prej shekujsh një gjest i zakonshëm.

2. Shumë kafshë puthin më shumë se njerëzit


2. Shumë kafshë puthin më shumë se njerëzit

Megjithëse nuk mund të puthen si ne, njerëzit, kafshët angazhohen në gjeste të ngashme me të puthurën tonë. Shimpanzetë shfaqin shpesh gjeste të së puthurës. Studimet kanë treguar që e puthura shfaqet edhe në kafshë të tjera veç shimpanzeve.

Nuk mund të harrojmë elefantët, një nga krijesat më inteligjente dhe omocionale në botë. Gjatë kohëve të vështira kur u vdes një pjesëtarë i familjes, elefantët janë paru duke puthitur noçkat e tyre në gojën e njëri-tjetrit, si një gjest ngushëllimi.

3. E puthura ka veti dobiprurëse për shëndetin


3. E puthura ka veti dobiprurëse për shëndetin

Disa studime kanë treguar që e puthura dhuron kënaqësi maksimale, dhe kjo i bën mirë organizmit. Shumica e bakterieve është e ngjashme tek njerëzit, vetëm rreth 20% e bakterieve ndryshojnë nga individi në individ. Kjo do të thotë që çdo e puthur përmirëson sistemin imunitarë.

E puthura mund të ndihmojë të mbani dhëmbë të pastër. Substanca extra saliva e cila prodhohet kur puthni, pastron bakteriet e rrezikshme, duke i mbajtur kështu dhëmballët të bardha dhe të pastra. E puthura mundet gjithashtu të ulë presionin e gjakut, derisa "fluturat" rreth stomakut tuaj ndërsha puthni bëjnë që zemra të pompoi më shpejt, duke zgjeruar kështu venat e gjakut.

Sigurisht që askush nuk dëshiron të puthë një person të sëmurë. Meningjiti dhe herpes mund të përhapen me anë të të puthurës. Gjithsesi këto raste janë të rralla, por shkencëtarët dakordojnë që benefitet e të puthurës janë më të mëdha se risqet.

4. Shkenca e të puthurës

Shkenca që studion të puthurën quhet "filematologji". Ata që e studiojnë nuk fokusohen vetëm tek aspektet biologjike dhe të hormoneve të së puthurës, por mundohen t'i japin përgjigje edhe faktit se përse njerëzit puthin.

Shumë njerëz besojnë që puthja e parë bën përshtypje të madhe, por shkencëtarët besojnë më tepër se kaq. Besojnë se e puthura zhvillon ndjeshmërinë e shqisave - si shija, tingujt dhe nuhatja - dhe nxisin të puthurën që të ndodhë. Por nëse e puthura nuk është e mirë, mund të nxisë personin "t'ia mbathi vrapit". Studimet tregojnë 59% e meshkujve dhe 66% e femrave kanë filluar të distancohen nga personi pas puthjes së parë.

Një tjetër studim i më shumë se 1000 studentëve tregoi që femrat priren të përfshihen më shumë në puthje se meshkujt. Shkenca gjithashtu shpjegon se përse e puthura bën të ndihemi kaq mirë. Buzët tona janë shumë sensitive dhe të pajisura me më shumë nerva se çdo pjesë tjetër e trupit.

5. Vendet antiputhje


 5. Vendet antiputhje

Sado çmenduri mund të duket, por akoma edhe sot (2014) ekzistojnë vende ku e puthura është ilegale. Në Meksikë, profesori i universitetit, Manuel Berumen, u arrestua sepse puthi gruan e tij në publik. Në vitin 2010, një burrë në Arabinë Saudite u arrestua sepse puthi një grua në publik. Ai u gjet me faj dhe u dënua me tre seanca goditjesh me kamzhik me nga 30 herë dhe me katër muaj burg.

Për të parandaluar një situatë të pakëndshme ndërsa jeni duke udhëtuar, kontaktoni Oculus News për informacione të vendit ku do udhëtoni, ose kontaktoni me ambasadat shqiptare për t'u informuar në hollësi rreth ligjeve të vendeve ku do udhëtoni.

6. Frika nga e puthura

Çdo njeri i frikësohet të puthurës së parë. Për shumicën e njerëzve, sa më shumë që rritet eksperienca e të puthurës, aq më shumë largohen drithërimat e të puthurës së parë. Ndërsa për të tjerë, kjo drithërimë sa vjen e shtohet, dhe quhet "filemafobia". Ashtu si shumë fobi, nuk ka të ngjarë të zhduket me kalimin e kohës. Njerëzit mund të zhvillojnë filemafobinë për shumë arsye. Nëse për shembull dikush vuan nga frika e mikrobeve, një kontakt i thjeshtë gjuhë më gjuhë mund të zhvillojë filemafobinë. Të tjerë zhvillojnë filemafobi për shkak të traumave të ndryshme si përdhunime dhe abuzime fizike.

7. E puthura përfshin kiminë momentale

Siç duket ideja që marrëdhënjet e suksesshme kërkojnë me shumicë kimi të mirë nuk po gëzon popullaritet dhe mbështjetje shkencore. Studimet tregojnë që e puthura lëshon një kimikat të quajtur dopaminë. Ky është një hormon i fuqishëm që ndikon të njëjtat pjesë të trurit siç ndikon edhe kokaina, dhe mund të shkaktojë ndjenja të fuqishme dhe dëshira të zjarrta. Gjithashtu shkakton simptomën e mungesës së gjumit dhe uljes së oreksit, dhe dhuron energji të shumta, si kokaina.


Disa shkencëtarë dyshojnë që dopamina mund të ketë lidhje me faktin se përse shumë njerëz tradhëtojnë. Ndërsa puthjet e zjarrta me partnerin fillojnë të reduktohen gjithnjë e më shumë, trupi juaj prodhon gjithnjë e më pak dopaminë. Duke e kërkuar me ngulm këtë hormon, disa njerëz përfundojnë duke puthur prapa shpatullave të partnerit.

Ndërsa nga ana tjetër, duke puthur për kohë të gjatë të njëjtin person, trupi lëshon oxytocin, një hormon që krijon ndjenja të forta rehative dhe paqeje. Shkencëtarët theksojnë domozdoshmërinë që çiftet të puthen vazhdimisht për të mbajtur oxytocin-ën dhe lumturinë në nivele të larta.

10 përqind e botës nuk puth


8 fakte interesante rreth të Puthurës

Ishujt Mangaia janë ishujt më të vjetër të Paqësorit me një jetëgjatësi prej afërsisht 18 milion vjetësh. Pavarësisht se ky ishull ka qenë përherë i populluar, banorët e tij nuk kishin dëgjuar asnjëherë për të puthurën derisa ia mësuan anglezët në vitet 1700.

Ditët e sotme rreth 90 përqind e kulturave të botës puthin. Ndërsa 10 përqindëshi tjetër nuk puthin për arsye të ndyshme. Për shembull, në disa vende të Sudanit refuzojnë të puthin sepse besojnë që goja është dritarja e shpirtit, dhe kanë frikë që t'ua vjedhin shpirtin.

Puthja eskimeze - ku njerëzit bashkojnë hundët në vend të bashkojnë gojën me njëri-tjetrin - nuk ndodh për shkak se ata kanë frikë që t'i bashkojnë gojët, por për shkak se mos iu ngrin goja bashkë, për shkak temperaturave shumë të ulëta në Polin e Veriut. Eskimezët kanë të ekspozuara vetëm sytë dhe hundën, kështu që duhej të shpiknin një mënyër për të shprehur afeksionin. Sot është një nga puthjet-joputhje më popullore në botë./Oculus News
Previous Post Next Post