7 eksperimentet më rrëqethëse të bëra me njerëz në SHBA

 Padyshim që disa nga eksperimentet që po prezantojmë në vijim janë me të vërtetë rrëqethëse, duke pasur parasyshë se si doktorët kanë përdorur njerëzit për të kryer këto eksperimente. Në fakt, disa nga këto eksperimente u përdorën madje edhe si justifikim kundërpërgjigjeje ndaj doktorëve nazist gjatë perjudhës së gjyqeve të Nurembergut.

1. Matja e frikës së vdekjes së njeriut

1. Matja e frikës së vdekjes së njeriut

John Deering u arrestua si kriminel, pasi kishte vrarë dikë gjatë një grabitjeje, kështu që ai u dënua me pushkatim në vitin 1932. I kontaktuar nga doktorët vetëm pak çaste para vdekjes së tij, ai pranon që të bëhet pjesë e një eksperimenti. Mbi të do të ngulen elektroda dhe shkencëtarët do të masin me përpikmëri se kur do t'i pushonte zemra.

Zemra e tij pushoi 15.6 sekonda pasi u pushkatua. Ai u prononcua i vdekur pas 150 sekondash.

Sidoqoftë, eksperimenti hetoi diçka tjetër. Në vend që matej se kur do pushonte zemra e tij, elektrokardiograma mati numrin e rrahjeve të zemrës së tij, dhe shkencëtarët i përdorën këto të dhëna për të përcaktuar se sa i frikësuar ishte ai ndërsa po vritej. Përpara se të pushkatohej, zemra e tij bënte 120 rrahje për minutë. Kur shefi togës së pushkatimit tha "Zjarr!", pulsi i Deering shkoi në 180 rrahje për minutë.

Deering ishte i qetë përpara se të pushkatohej, por gazetat raportuan duke iu referuar eksperimentit se "Nuk mund të jesh trim ndërsa je duke u përballur me vdekjen".


2. Hekuri radioaktiv i universitetit Vanderbild

2. Hekuri radioaktiv i universitetit Vanderbild

Në vitin 1945 studiuesit e universitetit Vanderbild bënë një studim për të gjetur sasinë e hekurit që absorbojnë gratë shtatzëna. Metoda e tyre e preferuar ishte "hekuri radioaktiv".

Studiuesit u dhanë hapa radioaktive 829 femrave anemike pa u thënë që po konsumonin diçka radioaktive. Për shkak të pilulave, femrat kishin rreth 30 herë më shumë rrezatim radioaktiv se sasia normale.

Por studimi kishte një objektiv të dytë: për të vëzhguar efektet afatgjata të radioaktivitetit tek fëmijët. Eksperimenti shkaktoi vdekjen e tre fëmijëve, një vajzë vdiq në moshën 11 vjeçare dhe dy djem vdiqën respektivisht në moshat 11 dhe 5 vjeçare.

Universiteti Vanderbild u përball me një proçes gjyqësorë, i cili urdhëroi t'u paguante nënave të prekura 10 milion dollarë gjithsej.


3. Projekti i Bostonit

03

Dr. William Sweet, në bashkëpunim me Oak Ridge National Laboratory, bënë një sërë injektimesh radioaktive mbi pacientët e sëmurë me kancer. Po ashtu si eksperimenti Vanderbilt, synimi i injektimit të uraniumit tek pacientët ishte i dyfishtë: për të studiuar efektet e uraniumit në trupin e njeriut dhe për të parë nëse materiali radioaktiv do kishte ndonjë efekt në kancerin e pacientëve.

Asnjë nga pacientët nuk tregoi ndonjë shenjë përmirësimi. Shumë prej tyre vdiqën shpejt. Dhe për më tepër, duket se asnjërit prej pacientëve nuk i ka pëlqyer eksperimenti.


4. Testimi i bakterieve në San Francisco

04

Në vitin 1950, frika nga lufta biologjike mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik frymëzoi zyrtarët e kohës të bëjnë një sërë eksperimentesh. Eksperimenti konsiston në një enë të vetme mbushur me bakterien Serratia Marcescens, të hedhur disa kilometra larg San Franciscos. Kjo bakterie prodhoi njolla të kuqe mbi ujë dhe mbi rërë, duke e bërë kështu ideale për të arritur synimin.

Studiuesit besonin që bakteria ishte totalisht e padëmshme për njerëzit. Por në realitet, kjo lloj bakterie shkaktoi një sërë infeksionesh polmonare dhe venerare. Doktorët në atë zonë u përballën me aq shumë njerëz të infektuar me pneumoni dhe sëmundje venerare, saqë Stanford shkruajti një artikull në gazetë. Qindra të pafajshëm ishin ekspozuar ndaj një bakterjeje vdekjeprurëse.

Por çka është më e keqja, është se ky eksperiment ishte totalisht i panevojshëm. Të njëjtat teste mund të ishin bërë edhe në shkretëtirë. E vetmja gjë që eksperimenti provoi, ishte se San Francisco ishte me të vërtetë e paaftë të përballonte sulmet biologjike.


5. Stimulimet seksuale elektrike të Robert Health

Në vitin 1970, dr. Robert Heath i universitetit Tulane bëri një stimulim të thellë trunorë për të trajtuar diçka që ai e shihte si problem: Homoseksualitetin.

Një homoseksual 24 vjeçarë, i cili vuante nga depresioni dhe paranoja u zgjodh si kandidat për eksperiment. Stimulimi i pjesës septale të trurit është e lidhur me kënaqësinë. Kështu, dr. Heath futi elektroda nën kafkën e 24 vjeçarit dhe ia shokoi trurin. Çuditërisht, 24 vjeçari raportoi të kishte përjetuar kënaqësi të mëdha. Herën tjetër 24 vjeçari u vetëofrua që t'ia shokonin trurin, të cilit iu shokua truri në një sërë sesionesh që zgjasnin me orë. Ky tip ishte i predispozuar të vriste veten.

Më pas, Heath monitoroi trurin e 24-vjeçarit ndërsa masturbohej duke parë pornografi me heteroseksualë. Subjekti arriti me sukses orgazmën.

Në pjesën e fundit të eksperimentit pacienti përfundon duke kryer marrëdhënje seksuale me një prostitutë, e cila ishte paguar nga Heath. Doktori ia shokonte vazhdimisht trurin pacientit gjatë këtij procesi. Por pacienti nuk ishte i interesuar për femrat, derisa një ditë doktori u ul pranë tij, dhe filloi të kryente marrëdhënje me të.

Në një intervistë pas një viti, pacienti deklaroi që kryente vazhdimisht seks me meshkuj dhe femra. Duke e mallkuar këtë eksperiment pjesërisht të suksesshëm, Heath filloi të merret me kërkime të reja, dhe asnjëherë nuk tentoi më të kuronte homoseksualitetin.


6. Studimi i Malaries

Malarja

Një nga eksperimentet njerëzore të ndërmarra nga SHBA në kontekstin e Luftë së Dytë Botërore, që ishte "Studimi i Malaries", ishte dizenjuar për të testuar ilaçet kundër malaries. Për të gjetur njerëz "mish për top", qeveria ktheu në burg dhe kontraktoi qindra njerër për eksperiment, të cilëve iu viheshin mushkonjat e sëmura që t'i pickonin, dhe më pas u trajtonin me medikamente.

Asnjëri nuk vdiq nga eksperimenti, madje shumë të burgosur morën kompensim për eksperimentin. Të tjerëve iu ul dënimi i burgut. Sidoqoftë, thuajse çdo i burgosur që u thumbua nga një mushkonjë e infektuar u infektua.


7. Eksperimenti i kukullës së thyer

06

Studiuesit e universitetit të Iowa u dhanë fëmijëve lodra dhe i instruktuan që të mos i thyenin. Studiuesit i kishin bërë një marifet kukullave që të thyenin vetë në vetëm disa sekonda pasi ia jepnin fëmijëve, duke bërë kështu që fëmijët t'i nënshtrohen menjëherë fajit.

Sapo kukulla thyej, studiuesit u ankonin duke thënë "Oh, jo...". Më pas ata vëzhgonin me vëmendje reagimet verbale dhe joverbale të fëmijëve.

Sapo kalonte një minutë, studiuesit e linin dhomën me kukullën e thyer dhe u kthenin sërish me një kullul të pathyer, duke u siguruar fëmijëve që nuk kishin faj në thyerjen e kukullës.

Sidoqoftë, megjithëse asnjë prind nuk raportoi probleme anësore me fëmijët më pas, ky eksperiment ngriti një sërë çështjesh që kishin të bënin me informimin.
Previous Post Next Post