Qeveria shqiptare me një vendim të miratuar sot i hap dritën jeshile financimit të projektit të stadiumit Ruzhdi Bizhuta në Elbasan dhe Parkurt Oplimpik të Tiranës. Në vendimin e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave thuhet se 600 milionë lekë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 44 milionë lekë nga fondi i kontingjencës.
“Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin nr.411, datë 20.6.2014 “për bashkëfinancimin e projektit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan, dhe financimin e Parkut Olimpik të Tiranës”. Këshu u vendos që efektet financiare për financimin e të dyja projekteve do të mbulohen me 600 000 000 (gjashtëqind milionë) lekë, nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe 44 000 000 (dyzet e katër milionë) lekë, nga fondi i kontingjencës, për vitin 2014”.
Me vendim të Këshillit të Ministrave për sa i përket mjeteve të policisë është vendosur që “Ngjyra, targa dhe logoja në mjetet e uniformuara të Policisë së Shtetit janë të njëjta, me përjashtim të mjeteve të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit, të cilat do të kenë ngjyrë dhe dizenjo sipas lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila është pjesë përbërëse e tij”.
Një tjetër vendim i qeverisë ishte ai i miratimit të një marrëveshje me qeverinë e Rumanisë për mbrojtjen shoqërore./balkanweb/
Tags
Politikë