Pyetjet e mira mund të jenë të fuqishme në mënyrat e ndryshimit të mënyrës së të jetuarit. Këto pyetje mund të nxisin ide të mahnitshme. Mund të nxisin të zbuluarit e vetvetes, që më pas çon në përmbushje dhe në një jetë me kuptim.
Sipas historianit David Hackett Fischer, "pyetjet janë motorë inteligjence".
Gazetari dhe autori Warren Berger i përfshin pyetjet e Fisher në një libër mbresëlënës, "Pyetje më të shkëlqyeshme". Në këtë libër ai ndan histori mahnitëse dhe interesante të njerëzve të pyetur, dhe krijon një biznes inovativ që mund të ndryshojë jetën për mirë.
Ai bën gjithashtu pyetje intriguese, si p.sh., përse numri i pyetjeve që bëjnë fëmijët bie ndërsa ata fillojnë shkollën.
Berger citon gjithashtu Dan Rothstein e Right Question Istitute, i cili i sheh pyetjet si një dritë e "befasishme në të cilën duhet të shkojmë".
Këto pyetje mund të na inspirojnë që të ndryshojmë jetën tonë. Ja disa pyetje të rëndësishme në librin e Berger:
Mos vallë ekziston diçka tjetër që unë mund të dua - veç atyre gjërave që kam thënë se dua?
Është e natyrshme të marrim vendime bazuar në familje, miq dhe shoqëri. Madje mund ta bëjmë një gjë të tillë në mënyrë të pandërgjegjshme, duke adaptuar si tuajin suksesin dhe lumturinë e të tjerëve.
Në vend që të ndiqni rrugë të përcaktuara nga të tjerët, Seth Godin sugjeron t'i bëjmë vetes pyetjen e mësipërme.
Po nëse dështoj, si do e rimarr veten?
Autori i sugjeron njerëzit ta konsiderojnë këtë pyetje, sepse inspiron veprime, madje edhe me një propabilitet të lartë dështimi.
Po nëse nuk bëj gjë?
Sipas Berger, kjo pyetje thekson faktin që kur ndërmarrin një ndryshim të rëndësishëm, ndodh për shkak se duhet të ndryshojmë, dhe nëse nuk veprojmë, ka shumë të ngjarë të jemi të palumtur.
Po nëse do kemë sukses?
Ai thekson që mendjet tona priren në mënyrë natyrale drejt të menduarit negativisht. Kështu që ai sugjeron që t'i "japim" mendjes diçka pozitive, diçka që do nxisë veprimin dhe jo paralizën. Ai thekson që kjo është diçka e rëndësishme për të krijuar qartësi në mendje në atë se si do dukej suksesi.
Çfarë është me të vërtetë mirë për t'u bërë, pavarësisht nëse do dështoj apo do kemë sukses?
Në këtë pyetje brilante ai flet në procesin e synimit dhe sjelljes. A do ta shijonit udhëtimin juaj aktual?
Çfarë dua të them? Çfarë duhet të thuhet? Si mund ta them këtë në një mënyrë që nuk është thënë më parë?
Kur Ben Aflek drejtoi dy filma dhe e provoi veten e tij që të drejtuarit është diçka që mund të vënte, ai tha në një intervistë: "Pas kësaj, erdhi pyetja 'Ok, mund ta bësh. Po tani çfarë dëshiron të thuash?'"
Për të zbuluar pyetje të mira, duhet të bëjmë pyetje të mira. Mund t'i bëjmë vazhdimisht vetes pyetjet e mësipërme, dhe kjo gjë do ndihmonte të krijoni një jetë të "përmbushur", pavarësisht se çfarë do të thotë për ju fjala "përmbushur".
.
Tags
psikologji