Gjetjet theksojnë rëndësinë e rolit të fytyrës në komunikimin e përditshëm dhe tregon që njerëzit mund të kenë paragjykime ndaj atyre që kanë çrregullime në fytyrë, thotë Kathleen Bogart, asistent profesoreshë për psikologji në College of Liberal Arts në Oregon State University.
"Njerëzit janë më të prirur t'i paragjykojnë dhe të formojnë përsthypje negative ndaj njerëzve me paralizë në fytyrë." thotë Bogart.
Më së shumti puna e Bogart është e fokusuar në nënkuptimet e çrregullimeve në lëvizjen e fytyrës kryesisht në sëmundjet e paralizës dhe parkinsonit, të cilat prekin më shumë se 200, 000 amerikanë për çdo vit.
"Paraliza e fytyrës është shumë e dukshme. Çdokush e vë re se ka një dallim, por njerëzit nuk ia kanë idenë se përse ndodh një gjë e tillë. Ata nuk e kuptojnë natyrën e gjendjes," thotë Bogart.
Disa ekspresione bazike të fytyrës, përfshirë edhe të qeshurën, komunikohen universalisht në çdo kulturë. Por njerëzit me paralizë në fytyrë apo me të tjera çrregullime të lëvizjes së fytyrës nuk janë të aftë të marrin pjesë në këtë komunikim, sepse u mungon ekspresioni emocional dhe mund të duken sikur nuk reagojnë në situatat sociale.
Për të kuptuar më mirë se si njerëzit me paralizë në fytyrë perceptohen nga njerëzit normal, Bogart bëri një eksperiment duke u bazuar në emocionet e formave të ndryshme të komunikimit.
Rreth 120 vullnetarë normal panë dhe dëgjuan video me njerëz me nivel të ndryshëm të paralizës në fytyrë. Vullnetarëve u dha mundësia që të shihnin njëkohësisht edhe pjesët e tjera të trupit të të paralizuarve, si lëvizjet e duarve dhe të këmbëve, për të krijuar kështu një perceptim sa më të plotë.
Njerëzit me nivel të lartë të paralizës së fytyrës u perceptuan si më pak të lumtur në krahasim me ata me nivel mesatarë të paralizës, përfshirë këtu të gjitha format e komunikimit - lëvizje duarsh dhe këmbësh.
Rezultatet treguan që njerëzit me paralizë të fytyrës përjetonin turp, por komfirmojë gjithashtu që njerëzit shpesh mbështetet në një sërë kanalesh komunikimi për të perceptuar emocionet, thotë Bogart.
"Nuk është gjithçka e lidhur me fytyrën, këto studime na tregojnë më shumë për mënyrën se si njerëzit komunikojnë, verbalisht dhe jo verbalisht," thotë Bogart.
Studimet e saj u publikuan në revistën Basic and Applied Social Psychology. Bashkëpunëtorë të studimit janë Linda Tickle-Dengen dhe Nalini Ambaby.
"Njerëzit duhet të jenë në gjendje t'i dallojnë ata me paralizë në fytyrë, dhe të kuptojnë që duhet të kenë më shumë kujdes kur komunikojnë me ta duke mos i kushtuar vëmendje vetëm detajeve të fytyrës," theksoi Bogart..