N'listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të PD-së, zëvendësministri i Nanos - Shano - dhe anëtarë i Këshillit Mbikqyrës të Bankës Petraq Milo
Në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së është edhe Dritan Shano, dy here shef kabinetit i kabinetit qeveritar në kohën e drejtimit të qeverisë nga Fatos Nano dhe zëvëndësministër në qeverinë Nano.
Në listën e kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar është edhe ish-deputeti i PS-së Asllan Dogjani, i cili bashkë me Kastriot Islamin, ish-deputet i PS-së, votuan për qeverinë Berisha në fund të mandatit të saj dhe për këtë arsye ata u shpërblyen duke u përfshirë në listën e kandidatëve për deputet të PD-së.
Dogjani, nuk arriti të marrë mandatin e deputetit.
Në listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së është edhe anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo, si dhe dy këshilltarë të presidentit Nishani, Gjergj Lezhja, i cili ka qenë gjithashtu koordinator në zgjedhje në degën e PD-së në Shkodër, si dhe Ylli Asllani, koordinator në zgjedhjet e PD në Fier..
N'listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të PD-së, zëvendësministri i Nanos - Shano - dhe anëtarë i Këshillit Mbikqyrës të Bankës Petraq Milo
Reviewed by Oculus News
on
9/28/2014 02:20:00 PM
Rating: