Kinë, pronari restorantit servir ushqim me pluhur lënde opiumi për të mbajtur klientët

Kinë, pronari restorantit servir ushqim me pluhur lënde opiumi për të mbajtur klientët

 Dyshohet se një pronar i një restoranti kinez në qytetin e Shangait, Kinë, ka rrëfyer se i ka hedhur ushqimeve në restorantin e tij pluhur të bimës që përdoret për të prodhuar opiumin. Arsyeja se përse pronari u ka hedhur klientëve pluhur droge, është që ata të vazhdonin të shkonin në restorantin e tij.


Opiumi njihet si një drogë me efekte shkatërruese, por që përdoret edhe për qëllime të tjera.

Sipas pronarit ku u ble droga, pronari restorantit kishte blerë në gusht rreth 1.5 kilogram boçe nga kjo bimë. Dhe që nga ajo ditë, ai i ka thërmuar në pluhur dhe ua ka hedhur klientëve.

Policia e kuptoi këtë gjë pasi një klient i restorantit u rrëzua në tokë vetëm disa çaste pasi kishte ngrënë ushqim të droguar. Dhe më pas u testua për drogë dhe rezultoi pozitiv.

Në këto rrethana klienti u ndalua dhe arrestua për 15 ditë. Më pas u lirua, pasi edhe anëtarët e familjes së tij rezultuan pozitiv, të cilët kishin ngrënë bashkë në restorant.

Pas këtyre fakteve policia ndërmori një hetim ndaj pronarit të restorantit.

Ndërsa hetimi vazhdon, policia ka deklaruar se nëse ky lloj ushqimi konsumohet për një kohë të gjatë, mund t'i bëjë pacientët të varur nga droga..
Previous Post Next Post