Reuters raporton që Shteti Islamik (ISIS) ka filluar të nxisë ditën e sotme ndjekësit e tij që të sulmojnë qytetarë të SHBA-së, Francës dhe të tjera vendeve që i janë bashkuar koalicionit për të shkatërruar organizatën ultraradikale.
Zëvendësi i ISIS Abu Muhammad al-Adnani gjithashtu ka përqeshur presidentit e SHBA-së Barak Obama dhe të tjerë lider perëndimorë në një deklaratë sot në mëngjes, duke thënë që forcat e tyre do të përballen me një shkatërrim të pashmangshëm.
SHBA po ndërton një koalicion ndërkombëtarë për të luftuar ISIS, i cili ka pushtuar territore të gjera në IRaq dhe Siri duke proklamuar kalifatin.
Avionët amerikan dhe francez kanë filluar të godasin objektivat e ISIS në Irak.
Gjithashtu SHBA ka vënë në dispozicion 500 dollarë për të armatosur dhe trajnuar rebelët sirian me qëllim për të dërguar 1,600 këshilltarë ushtarak në Irak për të ndihmuar në luftën kundër ISIS. SHBA ka theksuar që personeli ushtarak amerikan nuk do të angazhohet në luftë.
"Nëse ju do luftoni kundër nesh, ne (ISIS) do të bëhemi më të fortë. Nëse na leni të qetë, ne do rritemi dhe zgjerohemi. Nëse Obama ju ka premtuar se do e mundtë Shtetin Islamik, atëherë edhe Bush ka gënjyer," ka deklaruar Adnani, sipas Reuters..
Tags
bota