Baba Mondi: Misioni i Papës, harmonia fetare

Baba Mondi

 "Pa dallim feje, të gjithë njëzëri e pritën me entuziazëm ardhjen e Papa Franceskut". Kështu deklaroi i ftuar në studion e News24, Kryegjyshi Botëror, Edmond Brahimaj, duke shtuar se vizita e sotme e Atit të Shenjtë tregoi dhe njëherë vlerat e çmuara që populli shqiptar që ka për bashkëjetesën mes feve. Kjo është një arsye e fortë, sipas Baba Mondit që kurrsesi nuk duhet të humbasë kjo vlerë.


“Populli shqiptar e priti me madhështi vizitën e Papa Franceskut. Pa dallim feje të kemi harmoni mes nesh. Ky ishte mesazhi dhe misioni i Papa Franceskut. Në vitet 90 populli shqiptar e priti me mirësi besimet fetare dhe kjo tregon se ne kemi harmoni mes nesh, siç janë dhe martesat. Për të hequr dhe imazhin e keq që ka Shqipëria në botë, kjo ishte mundësi e madhe. Ne aty shkëmbyem në takim me Papën që të jemi të bashkuar dhe të jemi në unitet me Zotin. Ne i dhuruam 2 libra Papës, “Kopshti i të mirëve” dhe një libër për jetën e Dede Reshat Bardhit. I dhamë dhe një revistë për konferencën botërore, për diversitetin kulturor, ku ka qenë prezent dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.”-tha Baba Mondi.

Duke u ndalur tek takimi i sotëm mes përfaqësuesve të bashkësive të ndryshme fetare, në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Baba Mondi tregoi disa nga detajet e bisedës me Atin e Shenjtë, ndërsa nuk ishin të pranishme mediat. “Shkëmbyem dhe mesazhe në lidhje me bashkëjetesën fetare. i urojmë Papës rrugë të mbarë, pas vizitës së tij intensive në Shqipëri, mes shqiptarëve. Nuk e rrezikon asgjë harmoninë fetare. Ne si njerëz të mençur të fesë do jemi gjithmonë të bashkuar. Ne jemi një. për ne ishte mrekulli kjo vizitë, dhe i treguam botës dhe Evropës që jemi gati për të hyrë në Evropë.”-përfundoj fjalën e tij Baba Mondi./Balkanweb /
Previous Post Next Post