Martin Seligman dhe kolegët e tij në Universtitetin e Pensilvanisë vëzhguan rreth 2 milion njerëz dhe i pyetën ata që të deklarojnë 24 nga pikat e tyre të forta, vetëkontrolli renditej në fund të listës së tyre (vetëkontrolli është një komponent kyç i inteligjencës emocionale.
Nga studimet dhe hulumtime e shumta Selinman ka përcaktuar gjastë sekrete kyçe të vetëkontrollit, të cilat janë tepër të dobishme për të performuar mirë dhe shëndetshëm në punë dhe për të pasur një jetë më të mirë, të cilat po i rendisim në vijim:
1. Meditimi
Meditimi trajnon trurin që të jetë një makinë vetëkontrolli. Edhe një teknikë e thjeshtë prej 5 minutash në ditë, duke u fokusuar në frymëmarrjen dhe shqisat tuaja, forcon vetëdijen dhe aftësinë e trurit për t’i rezistuar impulseve destruktive. Kjo është një ndër arsyet kryesore që murgjit budist duken të qetë.
2. Ushqimi
Truri djeg shumë glykozë kur mundohet të ushtrojë vetëkontrollin. Nëse niveli i sheqerit tuaj është i ulët, jeni të ekspozuar t’i nënshtroheni impulseve destruktive. Duke ngrënë diçka që mundëson djegjen e avashtë te kalorive, si oriz apo mish, kjo do të ndikonte në zhvillimin e vetëkontrollit. Nëse e keni problem që të qëndroni të fokusuar në hapin e kompanisë kur jeni të uritur, sigurohuni që të ushqeheni edhe me diçka tjetër.
3. Ushtrimet
Duke bërë që trupi juaj të lëvizë për të paktën 10 minuta në ditë, kjo bënë që të lëshohet disa neurotransmetuese të quajtur GABA, të cilët e bëjnë trurin më të mprehtë dhe bëjnë që t’i mbani impulset nën kontroll. Nëse e keni problem që të ecni në dyert e tjera të zyrave, thjeshtë vazhdoni të ecni. Duhet t’i keni impulset nën kontroll kur të ktheheni sërish.
4. Gjumi
Kur jeni të lodhur, aftësia e qelizave të trurit për të absorbuar glykozën bie ndjeshëm. Pra, siç e shpjeguam edhe më parë, aftësia e trurit për të kontrolluar impulset bëhet e pamundur pa glykozë. Ajo çfarë është më e rrezikshmja, pa fjetur siç duhet, ju rrezikoni të merrni sheqerna të këqij dhe të tepërt për të kompensuar glykozën në tru. Pra, nëse jeni duke ushtruar vetëkontrollin përmes të ngrënit, nga ana tjetër, të fjeturit mirë është një nga lëvizjet më të mira që mund të bëni.
5. Duke menaxhuar valën
Dëshira ka një tendencë të fortë të dobësohet dhe të rrjedhë si një valë. Kur impulsi që duhet të kontrolloni është i fortë. Rregulli i artë këtu është që të prisni të paktën 10 minuta përpara se t’i nënshtroheni një tundimi. Kështu do të zbuloni që vala e madhe e dëshirës nuk është më shumë se një flluskë në ajër, të cilën mund ta largoni me një të fryrë.
6. Falni veten
Një rreth vicioz që dështon për të kontrolluar ndjenjat e vetvetes dhe bën që t’i ketë neveri ato, është diçka e zakontë kur vjen punë për vetëkontrollin. Këto emocione çojnë në vetëkënaqje me anë të sjelljeve ofenduese për veten dhe të tjerët. Kur të rrëshqisni ndonjëherë duke u përfshirë nga këto emocione, është shume e rëndësishme ta falni veten tuaj dhe të ecni përpara. Mos e injoroni faktin se si ju bën gabimi të ndiheni, thjeshtë mos u lëkundni. Më pas, përqendrohuni në atë se çfarë do bëni për të zhvilluar veten në të ardhmen..
Tags
lidership