Fabrikat shqiptare prodhojnë bukë me drithëra serbe dhe ruse, të cilat në fakt duhen groposur ose duhen përdor për tagji.
Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia, nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë.
Kështu, mielli që vinte nëpër fabrikat e Serbisë ka qenë jashtë standardeve ushqimore dhe i infektuar nga viruse nga më të ndryshme, raporton "Opozita.com".
Ministri i atëhershëm i Bujqësisë, para një viti, genc Ruli dha garanci se mielli që vjen nga Serbia është i pastër, por që në të vërtetë një vit më pas, nuk ka rezultuar të jetë i tillë. /albeu.com/