Policia e Tiranës ka arritur zbulojë sot një lokal në Kamëz i cili shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit kanabis sativa si dhe lojërave ilegale të pokerit, ndërsa është vënë në pranga edhe pronari i tij.
Mësohet se i arrestuar është, Nikë Vatnikaj, pronari i lokalit, ndërsa i janë sekuestruar në provën e cilësisë materiale edhe 5 qese farmaceutike kanabis sativa si dhe tryeza pokeri. Sipas policisë, nga hetimet e kryera rezulton se lokali i Vatnikaj shërbente si bazë për shpërndarjen e lëndës narkotike. Jo vetëm kaq, në lokalin e të arrestuarit luhej ilegalisht edhe bixhoz në tavolinën e pokerit.
Materialet e sekuestruara i kanë kaluar Prokurorisë për procedime penal të Nikë Vatnikaj.
Zbulohet në Kamëz baza ku shitej drogë dhe luhej ilegalisht bixhoz
Reviewed by Tiranasoculus
on
7/22/2014 10:27:00 AM
Rating: