Truri, sekreti i trajtimit të OBEZITETIT



Sekretet e trajtimit më të mirë të çrregullimeve të obezitetit dhe dementias qëndrojnë të tru, sipas American University's Center for Behavioral Neuroscience. Studiuesit e fokusojnë trajtimin e obezitetit me terapi që përfshijnë pjesë të trurit. Për më tepër, trajtimet që fokusohen në hippocampus mund të luajnë rol të rëndësishëm në reduktimin në disa tipe të dementias.

Është gjerësisht e pranuar që mbikonsumimi i yndyrnave, sheqerit dhe ëmbëlsirave çon në obezitet. Këto faktorë dietik janë të lidhur me mosfunksionimin konjitiv.

Ushqimet që janë faktor risku për dëmtimin konjitiv janë shumë të përhapura dhe të gatshme në çdo ambjent, madje konsumimi i tyre inkurajohet, thotë Davidson, autor në studim.

Evidencat nxorrën në pah lidhjen mes çrregullimit dhe marrjes së ushqimit, peshës trupore dhe mosfunsionimit konjitiv. Obeziteti fëmijërorë në djetën perëndimore mund të ketë efekte të përhershme, parë kjo në këndvështrimin e proçesit normal jetësorë. Disa analiza çështjesh të dëmtimit konjitiv progresojnë në sëmundjen e plotë të alzajmerit. Këto e kanë origjinën nga hippocampus, zona e trurit që lidhet me memorien, të mësuarit, vendimmarrjen dhe kontrollin e sjelljes.

Shumica e studimeve që lidhen me rolin e trurit dhe obezitetit fokusohet në zona të trurit që lidhen me motivimin nga uria. Këto kërkime nuk ja dolën që të gjenerojnë terapi efektive në kurimin e obezitetit.


Rreth vicioz

Eksperimentet e bëra tek minjtë nga Davidson dhe kolegët e tij treguan që mbikonsumimi i dietës perëndimore mund të dëmtojë ose të ndryshojë barrierën e rrjedhjes së gjakut në tru, pra rrjetin e enëve të gjakut që mbrojnë trurin dhe shtresat për njohjen. Disa lloje të dementias vijnë si rezultat i dëmtimit të këtyre enëve të gjakut.

"Duke shkatërruar barrierat e rrjedhjes së gjakut në tru, kjo do ishte më racionale në kurimin e obezitetit, si një çrregullim i të mësuarit dhe memories. Duke trajtuar obezitetin me kujdes mund të reduktohet gjithashtu edhe incidencat e dementias, sepse keqësimi në tru vjen pikërisht nga të njëjtat dieta që nxisin obezitetin," thotë Davidson.

Njerëzit e kanë thuajse të pamundur t'i rezistojnë tundimit për të ngrënë të njëjtat ushqime kur ndodhen në ambente me po ato ushqime. Ata hanë më shumë nga i njëjti ushqim që shkakton ndryshimet patologjike në strukturat e trurit, duke ndryshuar kështu rrugën e rrjedhjes dhe ndaluar aftësitë konjitive.

"Puna jonë sugjeron që ndërhyrjet e reja terapeuike duke u fokusuar në pjesët e trurit që përfshijnë të mësuarit dhe memorien, mund të çojnë në suksesin e kontrollit të nxitjes për të ngrënë dhe pasojave të padëshirueshme të shkaktuara nga mbingrënja," thekson Davidson.
Previous Post Next Post