Mungesa e gjumit krijon memorie false, thekson studimi



Të gjithë e dimë që mungesa e gjumit ndikon në memorie, dhe në aspekte të tjera të shëndeti.
Të qenit në zyrë me mungesë gjumi, kjo bën që të mos mbash mend madje edhe emrin tënd.
Por tani kërkime të reja tregojnë që të mos fjeturit mjaftueshëm rrit mundësitë që mendja të krijojë memorie false.
Studimi u publikua nga Psychological Science dhe analizoi dy grupe, ku anëtarët e njërit grup fjetën mjaftueshëm dhe të grupit tjetër duhet të qëndroin zgjuar natën.
Në mëngjes u dhanë disa foto që duhet të tregonin një krim i supozuar që ishte kryer.
Grupeve u ishte dhënë disa dëshmi për krimin.
Ashtu si dëshmitë e vërteta në jetën reale, detajet ishin të ndryshme nga ajo që tregonin fotot.
Për shembull, në një foto tregohej një vjedhës që fuste kuletën në xhepin e xhaketës, por në deklaratën e dëshmisë u deklarua që kuleta ishte futur në xhepin e pantallonave.
Më pas grupeve u ishte kërkuar se ç'kishin parë në foto.
Rezultatet treguan që ata që kishin mungesë gjumi kishin më të ngjarë që të "lustronin" dëshmitë e tyre, ndërsa grupi tjetër ishte i prirur të tregonte të vërtetën.
"Mungesa e gjumit i ka bërë aq shmë lëmsh faktet në kokën e tyre, saqë ato i kanë bërzier faktet e drejta me të gaburat," tha Kimberly Fenn, njëri nga autorët e studimit.
Previous Post Next Post