"Taras", Origjina e Pseudonimit të Enver Hoxhës


Enver_Hoxha Taras
Taras” ishte një ndër pseudonimet e mirënjohura të ish-diktatorit të Shqipërisë komuniste – Enver Hoxha, emër të cilin, ai e kishte përdorur për t’u shpëtuar armiqve gjatë luftës. Sipas Blendi Fevziut, në librin e tij biografik “Enver Hoxha”, “Tarasi” ishte një hero rus, në një film enveribritanik, që ishte shfaqur me shumë sukses në Shqipërinë e viteve ’30, luajtur nga ylli i kinemasë, Harry Braun. Enveri e mbante këtë pseudonim edhe sepse i thoshin se i ngjante këtij aktori për nga shtati i lartë.

Ndërkohë, në kontekstin më të gjerë letrar dhe historik, Taras Bulba është personazhi kryesor i një novele historike nga Nikolaj V. Gogol, që tregon historinë e një kozaku të vjetër, Zaporozhian – Taras Bulba dhe dy bijve të tij, Andriy dhe Ostap, të cilët studiuan në Akademinë e Kievit dhe u rikthyen më pas në shtëpi. Të tre burrat nisën një udhëtim epik drejt Zaporizhan Sich, në Ukrainë, ku edhe u bashkuan me kozakë të tjerë, që më pas luftuan kundër Polonisë, shkruan Mapo.


“Taras Bulba” është novela më e gjatë e Gogolit. Kjo vepër nuk është e natyrës artistike, ku karakteret ekzagjerohen në mënyrë groteske,siç ndodh shpesh në veprat e mëpasshme të Gogolit, ndonëse disa akademikë e konsiderojnë disi të ekzagjeruar përshkrimin e kozakëve prej tij. Kjo novelë mund të kuptohet në kontekstin e lëvizjes romantike kombëtare në letërsi, e cila u zhvillua rreth një kulture etnike historike, me ideale romantike./Nacional/
Previous Post Next Post