Koha më e Përshtatshme për Testin e Testosteronit


Koha është "thelbi" kur vjen puna për të testuar nivelin e testosteronit, sipas një studimi që gjeti se niveli i hormoneve mund të luhatet ndjeshëm gjatë ditës tek meshkujt më të rinj se 45 vjeç.

Doktorët shpesh i rekomandojnë meshkujt me probleme erektale që të bëjnë testin e testosteronit në orën 8 dhe 11 paradite, sepse atëherë nivelet janë më të larta. Por një studim gjeti që ky variacion ndodhi vetëm tek meshkujt e rinj, raporto The New York Times.

Studiuesit analizuan të dhënat e 2,500 meshkujve të moshave 26-94, që ishin vlerësuar si me probleme erektale, nga vitet 1985 në 2004. Ata i ndanë ata në grupmosha.
Rezultati tregoi që mehskujt më të rinj se 45 vjeç kishin një nivel të konsiderueshëm reduktimi gjatë ditës.
Cherles Welliver, drejtuesi i studimit në universitetin Illinois, tha që koha nuk kishte rëndësi për meshkujt.
"Derisa testi të jetë bërë para orës të drekës, vlerat konsiderohen të pranueshme, përveç grupeve që i paraqitëm në studim."
Studimi u publikua në revistën Journal of Urologji
Previous Post Next Post