Kanceri i Gjirit, Të Fjeturit në Errësirë të Plotë Ndihmon Terapinë

a.jpeg

Në një studim të bërë nga universiteti Tulane, SHBA, kërkuesit zbuluan se drita e zbehtë gjatë natës mund të kompromentojë efektin e ilaçit tamoxifen të kancerit në gji, ndërsa të fjeturit në errësirë të plotë rrit impaktin e tij.

Studimi që u publikua në revistën Cancer Research, gjeti që ekspozimi në dritë gjatë natës ndalon prodhimin e hormonit melatonin, duke bërë kancerin e gjirit totalisht rezistent ndaj tamoxifenit.

Studimi u bazua në eksperimente me minjtë dhe tregoi që melatonina është vitale në suksesin tamoxifenit në trajtimin e kancerit të gjirit.

"Në fazën e parë të studimit ne i mbajtëm kafshët në dritë natyrale (ditore) për 12 orë më pas në errësirë totale për 12 orë të tjera, melanuna u rrit gjatë natës brenda disa javësh," tha Steven Hill i cili ndërmori studimin.

Në vetvete melatonina e pengon zhvillimin e formacioneve tumoriale dhe ndalon rritjen e tyre por tamoxifeni shkakton një regresion dramatik të tumoreve tek kafshët gjatë natës.

Këto gjetje kanë implikime të rëndësishme për femrat që trajtohen me tamoxifen që ekspozohen rregullisht në errësirë dhe në dritë për shkak të probleme të gjumit.

"Niveli i lartë i melatominës gjatë natës i vendos të flenë qeliztat e kancerit duke ia "fikur" mekanizmin e rritjes. Këto qeliza janë vulnerabël ndaj tamoxifenit. Por kur dritat ndizen dhe melatonina "shtypet", qelizat e kancerit të gjirit zgjohen dhe e injorojnë tamoxifenin," tha David Blask, bashkëautor i studimit.
Previous Post Next Post