Është inauguruar këtë të premtexhamia e re në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Në ceremoninë e inaugurimit përpara namazit të xhumasë mori pjesë, Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj, Deputeti Shpëtim Idrizi,Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 1m Shpëtim Cami, Myftiu i Tiranës H. Ylli Gurra, anëtarë të kryesisë së KMSH-së, si dhe qindra besimtarë të zonës.
Ceremonia u hap me këndim Kur’ani nga imami i kësaj xhamie Hysni Merja.Kryetari i KMSH-së z. Bruçaj në fjalën e tij theksoi se ndërtimi i një xhamie të tillë në këtë lagje ishte mjaft i domosdoshëm, për shkak edhe të numrit të madh të besimtarëve myslimanë që ka kjo zonë dhe besimtarëve që çdo ditë e më tepër po rritet.
Tags
aktualitet