Histori Mbresëlënëse Mbretërish Mitologjik

Glauku, Iliri


o
 
Glauku ishte një mbret ilir madhështorë, sipas mitologjisë greke, një njeri i zbritur nga titanët. Duke qenë njëkohësisht pasardhës i zotëve dhe mbret, nuk përbën çudi fakti që ai mund të ishte një njeri i çuditshëm. Ilirëve u pëlqente të ngisnin kuaj e të bënin gara, po ashtu edhe Glaukut. Ky ishte një hobi normal i kohës, por Glauku i çoi gjërat në një nivel tjetër. Për arsyet e tij, ai vendosi që kuajt e tij duhet t'u ushqenin me mish njeriu. Në fakt përrallat mitologjike greke nuk thonë se nga vinte mishi, kështu që është e vështirë të imagjinohet sot se si mund të ndodhin këto gjëra.

Gjithsesi, fatkeqësisht për Glaukun, kuajt e tij zhvilluan një dëshirë dhe uri të madhe për të ngrënë mish njeriu. Një ditë, Glauku ishte mbi karrocë duke bërë garë, kur kuajt e tij e shqyen karrocën, dhe u ushqyen me mishin e të zotit.

Mbreti peshkatarë, Angli

4- fisher king

Historia e mbretit peshkatarë nuk është thjeshtë historia e një mbreti të lidhur fort pas Gralit të Shenjtë. Kjo temë zakonisht përfshin një perandori me probleme serioze - financiare, sëmundje etj.

Mbreti dhe një pjesë e popullit, në këtë legjendë, janë të sëmurë dhe mbretit i është sugjeruar që të dy problemet janë pagabueshmërisht të lidhura midis tyre. Mbreti e kishte të vështirë ta zgjidhte problemin i vetëm, por rrinte duke pritur ndonjë kalorës me veshje të shndritshme që ta shpëtonte. Klorësi duhet të gjejë një relike - si grali - dhe ta përdorë atë për të zgjidhur problemin, ose të diskutojë me mbretin në mënyrën e duhur.

Kjo temë është përdorur gjerësisht në legjendat arturiane. Në disa forma të përrallës, mbreti Artur nuk deshte të dërgonte kalorësit e tij për të gjetur gralin, sepse besonte që nuk ishte ide e mirë që t'i dërgonte kalorësit shumë larg perandorisë, për arsye mbrojtjeje. Sidoqoftë, për shak të pikëllimit nga sëmundja e mbretit peshkatarë, Arturi i dërgon kalorësit me bekimin e tij, për të gjetur kurën dhe të shpëtojë të gjithë ata që u mbështesnin tek ai.

Megjithëse e përdorur gjerësisht në legjendan arturiane, përralla e mbretit peshkakarë nuk është unike por mund të jetë thjeshtë alegori për një qeveri në përgjithësi. Nëse qeveria nuk është mirë, po ashtu edhe njerëzit nuk do jenë mirë, dhe e kundërta.


Breogan, Irlandë

3- mirror

Historia e mbretit Breogan fillon me një magji të madhe. Nga dashuria për të parë në çdo cep të perandorisë së tij, mbreti rindërtoi kullën e herkulit. Një kullë e lartë përbën avantazh për të parë sa më larg, por Breogan ishte i etur prej dëshirës që të shihte akoma më larg. Dhe për fat, ai, befasisht, ndryshoi përpara një pasqyre të shndritshme magjike në një mënyrë që i mundësonte atij të shihte përtej kufijve të perandorisë së tij.

Legjenda thotë që edhe Ith, i biri i Breogan, pa përmes pasqyrës magjike brigjet e largëta të perandorisë dhe përtej. Ndërsa vazhdonte të vështronte trojet, ai u bë gjithnjë e më shumë i dashuruar me to, dhe përfundimisht, vendosi të bënte një fushatë pushtimi. Ai shkoi me një flotë prej 7 anijesh për të pushtuar. Por në fakt këtu legjenda është e paqartë se çfarë i ndodhi më tej.

Disa besojnë që e vranë vetë njerëzit e tij, pasi u kryengritën, ndërsa të tjerë thonë që anijet etij u shkatërruan nga stuhitë. Të gjithë bien dakord që Ith dhe burrat e tij nuk u panë më, gjerisa trupat e tyre dolën në brigjet e perandorisë Breogan. 

I xhindosur nga vdekja e djalit të tij, mbreti i madh, mblodhi 36 prijësit më të mirë dhe shkoi të pushtonte të gjithë Irlandën.


Dushyanta, Indi

assa

Dushyanta është një mbret i rëndësishëm i mitologjisë indjane, por historia e tij nuk mund të tregohet pa thënë origjinën e nuses së tij, Shakantula.

Një mbret i madh i quajtur Kaushika po përpiqej të arrinte një formë transhendence shpirtërore duke dhënë jetën e tij tokësore, por Indra (mbret i zotëve në mitologjinë indu) po kërcënohej nga kërkesa e tij dhe i dërgojë një grua të bukur të quajtur Menaka, në mënyrë që ta hutonte që të arrinte qëllimin e tij. Plani funksionoi dhe që të dy bënë shumë shpejt një vajzë të quajtur Shakantula, por që fatkeqësisht e braktisën që fëmijë. Vajza e mitur u adoptua nga një i mençur i quajtur Kanva, i cili e rriti në kasollen e tij në pyll.

Një ditë, kur vajza u bë më e madhe, mbreti Dushyanta po gjuante në pyll dhe befasisht u gjend në banesën e saj. Dushyanta ra shumë shpejt në dashuri me të dhe i kërkoi që të martohej me të. Fatkeqësisht, babai që e kishte adaptuar nuk ishte në shtëpi - ajo deshte bekimin e babait. Mbreti u mundua ta bindë të martoheshin duke përdorur pemët si dëshmitarë të martesës.

Pas martesës, mbreti pretendoi që nuk do shkonte me të pa biseduar me babain e saj, por gjithsesi e la me barrë. Mbreti nuk u kthye kurr. Përfundimisht familja u dorëzua, lindi djalin dhe e quajtën Bharata.

Por gjersa djali rritej, filloi të pyesë për të atin, dhe Shakantula përfundimisht shkoi për të gjetur mbretin. Kur e gjeti, Dushyanta pretendoi se nuk e njihte. Kur ajo i tha që dëshmitarët e tyre ishin pemët, mreti dhe suita e tij i përbuzën fjalët e saj. Ndërsa ajo po ikte e zemëruar, qielli u hap dhe një zë i njërit prej zotëve i tha Dushyantas që të marrë përgjegjësitë për djalin dhe gruan e tij. Duke mos dashur t'i kundërvihet një fuqie të mbinatyrshme, mbreti më në fund i pranoi Shakantulan dhe Bharatan si pjesëtarë të familjes së tij.

Goldemar, Gjermani

qw

Përrallat me mbretin Goldemar janë me të vërtetë të çuditshme. Mbreti mund të lejonte njerëzit që ta preknin, por nuk lejonte kategorikisht asnjeri që ta shihte. Ata që e prektin thonin që duart e tij ishin të ftohta dhe të buta, kështu që mbase kishte diçka të veçantë që donte të fshihte. Goldemar njihej si bixhozçi dhe pavarsisht duarve të buta, ai punonte edhe tokën. Gjithsesi çdo përrallë ka varjantin e saj, por të gjitha sillen rrotull idesë që ai nuk lejonte njeri që ta shihte.

Ka të dhëna të shumta që tregojnë që tavolina dhe banketet e tij ishin të shtruara përplot, dhe asnjëri nuk ia hidhte sytë. Historia tregon që një njeri ishte absolutisht i vendosur që ta shihte, kështu që shfrytëzojë një rast. Ai hodhi hi në ajër dhe bizele në tokë, duke shpresuar që mbreti do përkulej t'i kapte, dhe kështu do ta shihte. Tmerrësisht i inatosur, mbreti e vrau këtë person, e poqi, e zieu dhe e hëngri të tërë. Pas këtij akti mizor hakmarrjeje, mbreti xhuxhmaxhuxh mallkoi me të madhe sallën. - Oculus News
Previous Post Next Post