Duke Mbajtur Kufij të Shëndetshëm

Duke Mbajtur Kufij të Shëndetshëm

Mund të jemi të familjarizuar me termin psikologjik "kufij", por çfarë do të thotë dhe si e aplikojmë në jetën reale këtë term?


Kufijtë janë linja ku unë, dhe ti, fillojmë. Kufijtë e shëndetshëm përcaktojnë se kush jemi ne në raport me të tjerët. Kufijtë na ndihmojnë gjithashtu të kuptojmë limitet tona karshi të tjerëve. Kufijtë na ndihmojnë të themi: "Ja kush jam unë."

Kufijtë e mirë personal ju ndihmojnë. Pa to, jeta duket e frikshme dhe ju mund të ndiheni në ankth. Duke pasur një sens të kufijve dhe limiteve, ky fakt na ndihmon që të lidhemi me veten tonë të vërtetë. Ato bazohen në besimet tona, mendimet, ndjenjat, vendimet, zgjedhjet, dëshirat, nevojat dhe intuitë. Janë të qarta, të qëndrueshme, dhe ndonjëherë elastike.


Nëse nuk i mbroni opo mbimbroni kufijtë tuaj, nevojat e juaja nuk përmbushen, gjë që do çonte në zemërim ose në sjellje maniake si të mbingrënit, drogërat, apo të punuarit jashtëzakonisht shumë. Duke vendosur kufij të qartë, kjo gjë ju mundëson të lidhemi me veten tuaj.

Humbja e kufijve çon në shterim të emocioneve

Kur kufijtë humbasin, mundet që ne të futemi lehtësisht në emocionet dhe nevojat e të tjerëve. Ndodh një sens i ndarjes së vetvetes dhe mund të përjetojmë vështirësi në identifikimin e nevojave emocionale të vetvetes. Njerëzit me kufij të humbur shpesh janë hipersensitiv ndaj komenteve dhe kritikave të të tjerëve.

Shenjat e zakonshme të humbjes së kufijve përfshijnë mbipërfshirjen në jetën e të tjerëve, pefeksionizmi dhe kënaqja e të tjerëve; duke u munduar të kontrollosh të tjerët me gjykime dhe këshilla; duke qëndruar në një marrëdhënje të pashëndetshme; duke bërë shumë punë ose duke marrë përsipër shumë angazhime; dhe duke iu shmangur faktit i të ndenjurit vetëm për kohë të gjatë. Kur kufijtë tuaj po humbasin, ju mund të ndiheni përgjegjës për çdo njeri dhe për çdo gjë, të pafuqishëm, të imponuar dhe të mërzitur.

Kufijtë e ngurtë çojnë drejt vetmisë

Për disa njerëz, afërsia e shumtë provokon mërzinë. Intimiteti mund të jetë i frikshëm për shkak të frikës së humbjes së pavarësisë dhe vuajtjeve. Disa madje mund të shmangin lidhjen me vetveten për shkak të kritikës së ashpër të brendshme. Ndjenja e depresionit mund të jetë e pranishme.

Së fundi, kufijtë e ngurtë mund të çojnë në një ndjenjë kronike vetmie. Mund të jetë një thikë me dy presa - lidhja e tepërt dhe frika nga mbyllja.

Kufijtë e ngurtë përfaqësojnë mbrojtjen nga vulnerabiliteti, ku mund të ndodhë humbja, dhimbja dhe mohimi, dhe mund të jenë të dhimshme.

Ja disa shenja që tregojnë se duhet të rregulloni kufijtë:

- Ndiheni përgjegjës për emocionet e të tjerëve
- Ndiheni të shqetësuar për atë që të tjerët mendojnë në lidhje me mendime, opinionet apo intuitën tuaj.
- Energjia juaj është kaq shumë shteruar nga diçka saqë ju neglizhoni edhe nevojat tuaja (përfshirë të ushqyerit apo të pushuarit.
- Paaftësi për të marrë vendime
- Ndiheni në ankth ose të frikësuar
- Nuk jeni të sigurtë se çfarë jeni
- Jeni shumë të ndjeshëm ndaj kritikave
- Ndikoheni nga çerja apo gjendja shpirtërore e të tjerëve rreth jush

Si të vendosni kufij efektiv

Nëse ndiheni se mund të keni humbur kufijtë ose keni kufij të ngurtë, s'ka problem! Mundohuni të mos gjykoni se ku jeni tani. Por, afrohuni me kuriozitet dhe të hapur. Lexoni sugjerimet në vazhdim dhe gjeni një gjë me të cilën mund të filloni ditën. Mundohuni të kuptoni se si ndiheni. Mos harroni, që në fillim është e vështirë kur mësoni një aftësi të re. Mos u tërhiqni. Meritoni të trajtoheni si të vlefshëm, ashtu siç kufijtë e fortë komunikojnë. Mund të keni nevojë të kujtoni që kjo është një formë e dashurisë për veten. Nuk duhet të ndiheni fajtor ose të ndrojtur për nevojat tuaja.

1. Njih vetvete. Kjo do të thotë të njihni mendimet tuaja më të thella, besimet, ndjenjat, zgjedhjet, dhe përvojat. Do të thotë gjithashtu që të dini dhe të lidheni me nevojat, ndjenjat, dhe sensacionet fizike tuaja. Pa njohur veten tuaj të vërtetë, nuk mund të dini vërtetë limitet dhe nevojat tuaja. Kjo do ju ndohmojë të përcaktoni më qartë nevojat tuaja kur kufijtë kapërcehen.

2. Jini elastik. Të pasurit kufij të shëndetshëm nuk do të thotë që t'i thoni "jo" çdo gjëje, dhe as të imitoni të tjerët. Ne rritemi vazhdimisht, mësojmë dhe evulojmë si qenie njerëzore.

3. Praktikoni të qëndroni larg gjykimeve. Praktikoni të pasurit dhembshuri për të tjerët, pa qenë e nevojshme që "t'i rregulloni".

4. Mos gjykoni veten. Më e lehtë të thuhet se të bëhet, por filoni të praktikoni dhembshurinë dhe pranimin. Kur mund të pranoni atë që ju jeni, ka më pak të ngjarë që të fshihni veten tuaj të vërtetë. Një botë më pozitive e brendhsme mund t'ju ndihmojë të ndiheni të shëndetshëm ndaj rreziqeve. Lidhuni me zërin e dikujt që është i dashur për ju, dhe imagjinoni se çfarë do ju thoshte në këtë moment.

5. Pranoni të vërtetën në atë çfarë të tjerët thonë dhe mos u merrni me pjesën tjetër. Ndjeni atë që ndjeni dhe mos merrni përgjegjësi në lidhje me emocionet e të tjerëve. Lerini mendimet, ndjenjat dhe pritshmëritë e të tjerëve.

6. Praktikoni hapjen. Kini dëshirë të dëgjoni të tjerët në lidhje se si sjellja juaj ndikon tek ta.

7. Bëni kujdes nga të menduarit bardhë-e-zi. E keni të vështirë të thoni "jo"? Mundohuni, "sa të mendohem, do ju them." Ju duhet të bëni, a, b apo c? Mundohuni të gjeni një të mesme.

8. Bëni kujdes ndaj njerëzve që ju shterojnë energjitë, dhe atyre që ju japin energji. Mbrojeni veten u thënë "jo" atyre që ju shterojnë energjinë, duke u vënë limite apo duke i reduktuar përmes mënyrave të ndryshme. Dhe nga ana tjetër merruni me aktivitete dhe njerëz që ju mbushin me energji dhe netuziazëm.

9. Bëni pushim. Kur ndjheni nevojën të ndaloni, ndaloni dhe kontrolloni brendësinë tuaj. Çfarë ndjeni? A mund të lejoni që kjo ndjenjë të jetë prezente pa vepruar për momentin? Për çfarë keni nevojë? Thellohuni të shihni brendësinë tuaj. Merrni 10 herë frymë thellë nëse është e nevojshme, dhe fokusohuni në nxjerrjen e frymës.

10. Qartësohuni në atë që vlerësoni dhe dëshironi. Çfarë doni me të vërtetë? Pse është me të vërtetë e rëndësishme për ju? Përdorni vlerat tuaja që të udhëhiqeni në marrjen e vendimeve tuaja, kunjdrejt opinioneve dhe pritshmërive të të tjerëve. Përdoreni këtë për të gjetur se çfarë mungon në jetën tuaj. - Oculus News
Previous Post Next Post