Krerët e BE-së miratuan sot zyrtarisht sanksionet ekonomike kundrejt Rusisë për të detyruar presidentin Vladimir Putin që të heqë dorë nga mbështetja ndaj separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, njoftoi Këshilli Evropian.
Miratimi u dha nga 28-ë qeveritë e BE-së nëpërmjet një procedure të shkruar, ky veprim i jep fuqi ligjore marrëveshjes së arritur të marten nga ambasadorët në Bruksel.
Ky tekst thekson sanksionet e miratuara, që do t’i shërbejë kompanive evropiane të dine se çfarë është e ndaluar dhe çfarë është e lejuar.
“BE-ja do që të zvogëlojë sa më shumë hyrjen e Rusisë në tregjet e kapitaleve evropiane. Kompanitë evropiane nuk mund të blejnë më bono, aksione apo çdolloj instrumenti tjetër financiar pranë institucioneve financiare ruse, kryesisht në bankat publike dhe filialet e tyre”, theksohet në komunikatën e Këshilli Evropian.
BE-ja për më tepër ka dekretuar një embargo mbi blerjen dhe shitjen e armëve, të materialeve ushtarake si dhe të materileve me përdorim të dyfishtë, si ushtarak dhe civil, ndaj Rusisë.
Asnjë liçencë për eksporitme nuk do të jepet për pajisjet që shërbejnë për hapjen e puseve të naftës në thellësitë e mëdha detare.
Si përfundim këto sanksione zvogëlojnë edhe shitjen e teknologjive të rendësishme si dhe të pajisjeve në sektorin e energjetikës.
Ky është një paralajmërim i forte, theksoi dje president i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
“Destabilizimi i Ukrainës ose i çdolloj vendi tjetër fqinj do të ketë çmime shumë të larta për ekonominë ruse” paralajmëroi ai.
“Thirrjet tona për shumë kohë nuk janë dëgjuar, armët dhe luftëtarët vazhdojnë të hyjnë në Ukrainë që nga Rusia”, akuzoi Rompuy.
Be-ja e ashpërsoi pozicionimin e saj pas rrëzimit të avionit malajzian në lindje të Ukrainës, që mendohet se është shkaktuar nga një predhë e lëshuar nga separatistët prorusë.
Kjo dramë që shkaktoi 298 të vdekur, shtyu evropianët të godasin ekonominë ruse edhe më rëndë duke kaluar në fazën e tretë të sanksioneve të tyre.
Tags
bota